Gazmend Koduzi ka komentuar ditën e sotme në një intervistë për “Fax News” mosvotimin e amnistisë penale nga PD-ja, duke deklaruar se ishte një përplasje vizionesh.
“Ka dy momente në këtë tërheqje të Partisë Socialist. Një është momenti politik, ku PS nuk bëri dot votat për variantin e saj, dhe dy, besoj se me ndryshimet e momentit të fundit që donte të fuste në këtë projektligj edhe faljen e personave të korruptuar që janë në ndjekje nga GJKKO apo SPAK, dha një mesazh të qartë kundër drejtësisë.
Unë mendoj se, duke parë procesin, u arrit një konsensus për draftin e amnistisë, por në momentin e fundit, ata bën ndryshimin hileqar. Prandaj amnistia nuk u votua nga Partia Demokratike: është përplasje vizioni, jo përplasje pozitë-opozitë,”- është shprehur Koduzi.