Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Java në RTSH”. Vangjeli tha se një zyrtar shumë i lartë amerikan i FBI-së, një nga personat përgjegjës për luftën kundër pastrimit të parave, ka qenë të paktën tre herë në Tiranë.
Në panel sëbashku me gazetarin investigativ Artan Hoxha dhe analistin Preç Zogaj, Vangjeli tha se emri i këtij zyrtari nuk rezulton të jetë shënuar në sistemin TIMS.
“Axhenda e kësaj vizite të fshehtë pune është një sekret që ruhet fort dhe për qëllimin e saj vetëm mund të hamendësohet. Me gjasë edhe për lidhje të mundshme me hetime konkrete që janë në zhvillim e sipër” , tha Vangjeli duke shtuar se më shumë se kuriozitet, misioni i tij ka ngjallur frikë.
Sipas tij, hetimet nuk lidhen me individë të zakonshëm dhe qytetarë anonimë, por për personazhe të fortë publikë.