19:52 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

John Bolton si dëshmitari që s’ka frikë të tregojë krimin

16:27 | 05/07/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
John Bolton si dëshmitari që s’ka frikë të tregojë krimin

Nga Andi Bushati

Edhe pa bërë ndonjë scoop, John Bolton i ka hedhur sërish benzinë zjarrit të atyre që akuzojnë Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiçin, se kanë pasur një plan për marrëveshje me shkëmbim territoresh.

Në intervistën e dhënë së fundi, ish këshilltari kontrovers për sigurinë kombëtare, nuk ka thënë në fakt ndonjë gjë të re. Duke pranuar se ideja ndryshimit të kufijve s’ishte amerikane, por një propozim që vinte nga presidentët e dy vendeve, ai ka përsëritur pak a shumë të njëjtin koncept me të cilin tronditi botën edher kur ishte në detyrë.(Lexo këtu)

Në gushtin e 2018, nga Kievi, ai pati deklaruar se SHBA, nuk do të refuzonte një kompromis mbi të cilin shqiptarët dhe serbët binin dakord, përfshirë këtu edhe atë që shumë kush do ta konsideronte si hapjen e kutisë së Pandorës në Ballkan.

Pra, deri këtu, John Bolton është koherent dhe përsërit si qytetar i lirë po të njëjtën gjë që mbronte kur ndodhej në majat e Shtëpisë së Bardhë.

Por thëniet e tij sot, marrin më shumë vlerë sepse që nga koha kur ai foli për herë të parë, ka rrjedhur goxha ujë.
Falë presionit të brendëshëm dhe unifikimit të pothuajse të gjithë faktorëve shqiptarë kundër tij,

Hashim Thaçi u tërhoq formalisht nga provokimi që bëri në verën e 2018 dhe mohoi që shkëmbimi i territoreve të kishte qenë një opsion.

Homologu i tij i vizatimit të hartave, Vuçiç i’u hakërrye kundërshtarëve të vet serbë, se ai ishte ideatori i një plani të mirë, por se ata e kishin vrarë atë.

Edi Rama që fillimisht i kundërvihej edhe Anxhela Merkelit, duke thënë se kjo është një mundësi që të vjen një herë në 100 vjet, nuk e pranoi se kishte qenë pjesë e pazareve për ndryshim kufijsh.

Edhe i dërguari special për dialogun, Riçard Grenell, fillimisht tha se s’kishte dëgjuar kurrë për këto projekte dhe më pas e korrigjoi pak duke i’a veshur politikave personale të Boltonit.
Pra dy vite më pas, të gjithë po silleshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke u përpjekur ta mbanin të gozhduar në arkivol, kufomën imagjinare të Kosovës së copëtuar.

Dhe këtu ultrakonservatori John Bolton ka meritën se është i vetmi pjestar në tentativën për krim, që nuk e ka ndryshuar versionin e tij. Ai ka pranuar se projekti i copëtimit të Kosovës ekzistonte, ai ka thënë se këtë gjë ia kishin propozuar Vuçiç dhe Thaçi, ai ka treguar se nëse kjo bëhej fakt i kryer, atëherë askush nuk do kishte fuqi ta kundërshtonte.

Por përpos rolit të dëshmitarit në zbardhjen e historisë, dëshmia e njeriut që gjendej në dhomën ku ndodhte vizatimi i hartave është e vlefshme edhe për të na treguar rrezikun që nuk është shuar ende.
Sepse përndryshe, pra nëse të gjithë protagonistët e kësaj negociate okulte nuk do të përkundnin ende në mendje mundësinë e ringjalljes së saj, ata nuk kishin arsye që të gënjenin sot për të. Nëse nuk do të kishin ende një plan të fshehtë ata do të silleshin njësoj si Boltoni që flet pa komplekse për të shkuarën.

Por fakti që Thçi gënjen, që Vuçiçi bën sikur u hakërrehet serbëve, që Grenelli shtiret siku nuk ia kanë treguar vizatimet që i kishin shpënë më parë për miratim tek Boltoni, të bën të dyshosh fort.
Dhe pikërisht se kjo kuti pandore ishte ruajtur si një mundësi për tu rihapur, u desh që nga tryeza e dialogut të shmangej Albin Kurti, duke rrëzuar me puç qeverinë e dalë nga zgjedhjet. Pikërisht se kjo hipotezë ekzistonte Grenell mbështeti një kabinet qesharak dhe të varur nga votat e listës serbe në Prishtinë.

E ndoshta, po për të njëjtat arsye të gjitha ato forca që ishin kundër këtij lloj “deal-i” përdorën si mundësi të fundit gjykatën speciale për ta ndaluar atë. Sepse nëse marëveshja ‘historike” shqiptaro- serbe me ndryshim kufijsh shpallej, vështirë se ndokush mund ti kundërvihej asaj. Kjo është në fakt edhe e reja më rënqethëse që ka thënë së fundmi Bolton: “plani për ta vënë botën përballë faktit të kryer”.

Etiketa: Andi Bushati
Pas

FOTO/ Stuhia e pazakontë e shiut shkakton rrëshqitje toke, 16 persona humbin jetën, lumi përmbyt shtëpinë e të moshuarve

Para

E rëndë në Itali, shqiptari i jep fund jetës duke u vetëvarur në pemë

Para
E rëndë në Itali, shqiptari i jep fund jetës duke u vetëvarur në pemë

E rëndë në Itali, shqiptari i jep fund jetës duke u vetëvarur në pemë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

Akuzohet për tentativë grushti shteti, prokuroria braziliane kërkon dënimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro

Rrëzohet aeroplani në Florida, momenti kur banorët shpëtojnë 4 pasagjerët

Putin synon të vazhdojë luftën derisa Perëndimi të pranojë kushtet e tij për paqe

Dështon takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel, Sllovakia bllokon sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë

Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan, nuk raportohen të lënduar

Afati 50-ditor për Ukrainën, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

Tragjedi në Itali/ Automjeti përplaset me kamionin në tunel, tre të vdekur dhe dy të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.