Deputeti i Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç ka dhënë një intervisëtë ku ka folur lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Sa i përket tezës së Ramës për ndarjen nga Maqedonia e Veriut nëse sërish nuk kalohej vetoja e Bullgarisë, Ahmetoviç u shpreh se në këtë moment nuk duhej të mendohej për ndarjen e dy vendeve sa i përket procesit të anëtarësimit në BE.
Deputeti i Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç: Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duam t’i shohim së bashku në procesin e anëtar1%simit në Bashkimin Europian. Nuk duhet të mendohet për ndarjen në këtë moment. Maqedonia e Veriut ka shanset përpara për të hequr bllokimin nga vetoja bullgare. Në 20 vitet e fundit BE ka bërë shumë gabime me Ballkanin Perëndimor. Keni një familje, doni të merrni dikë në familjen tuaj dhe më pas çdo vit kur ai bëhet gati për të qenë pjesë e familjes ju e ktheni mbrapsht. Faji ka qëndruar tek BE sepse i ka lënë vendet e këtij rajoni të presin me vite të tëra edhe pasi e kanë marrë vendin e statusit kandidat.