Ditën e martë, më datë 19.03.2019, ora 10:00, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.26/2018, datë 25.10.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Elsion Sadiku ka bërë kundër vendimit nr.50, datë 27.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Për arsye objektive, seanca u shty ditën e mërkurë, më datë 03.04.2019, ora 10.30.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Kujtojmë se Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka regjistruar çështjet që i përkasin ankimit të paraqitur nga ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuesi Gani Dizdari, ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Bledar Abdullai dhe ish-prokurorit Elsion Sadiku, të cilët nuk arritën të kalonin Vetingun.
(F.GJ/FAXWEB.AL)