Ministri indian i Naftës, Dharmendra Pradhan, të premten e falënderoi Arabinë Saudite dhe prodhueset tjera të Lindjes së Mesme për dhurimin e oksigjenit mjekësor për vendin e tij në kohën e rëndë të pandemisë.
Përmes një vargu të postimeve në rrjetet sociale, ministri indina gjithashtu i mirëpriti ofertat e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit për furnizim me naftë për gjashtë muajt e ardhshëm dhe për sigurimin e një furnizimi stabil për Indinë, shkruan Reuters.
Postimet e ministrit Pradhan erdhën vetëm një ditë pasi rafineritë shtetërore indiane i anuluan planet për pakësimin e blerjes së naftës nga Arabia Saudite për muajin maj.
1.Had close consultations during the last week with my counterparts from Saudi Arabia,UAE & Qatar on ways to increase import of LMO into India. Deeply appreciate the initial gesture of goodwill with complimentary LMO supplies particularly from UAE, Kuwait, Bahrain & Saudi Arabia. pic.twitter.com/XJDkbzcaKB
— Dharmendra Pradhan (@dpradhanbjp) May 7, 2021