Arbër Hoxha është një nga legjionarët e shumtë, emri i të cilit lakohet në Serie A. Hoxha e nis vitin 2025 me një gol fantastik që sigurisht do t’i shërbejë si një kartëvizitë për pjesën e mbetur të merkatos së dimrit. Hoxha u shndërrua në protagonist në miqësoren që ekipi i tij Dinamo Zagreb zhvilloi kundër Shakhtar, i përfunduar në barazim 2-2.
Në minutën e 95-të, Hoxha mori një top në krah dhe me një veprim shumë të bukur “alla Messi”, me të majtën dërgoi topin në rrjetë duke shmangur humbjen e Dinamo Zagreb. Goli i Arbër Hoxhës mori edhe duartrokitjet e trajnerit të tij, legjendës italiane, Fabio Cannavaro.