15:03 | 29/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

ARBITRAZH/ Krimet e adoleshentëve në rritje, shifrat “e frikshme” të viteve të fundit

21:53 | 29/05/2023
në Aktualitet, Arbitrazh, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
ARBITRAZH/ Krimet e adoleshentëve në rritje, shifrat “e frikshme” të viteve të fundit

Krimet e adoleshentëve kanë ardhur në rritje vitet e fundit. Në raportin krahasues të Institutit të Statistikave për vitet 2017–2021, tregojnë se vetëm për vitin 2021, janë dënuar 120 fëmijë, për vepra të ndryshme penale dhe që i përkasin moshës nga 14 deri në 17 vjeç.

Vetëm në vitin 2020 janë dënuar 43 fëmijë, ndërsa në vitin 2019 janë dënuar 109 fëmijë.

Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, shpreh qartazi që heqja e lirisë konsiderohet nga organet kompetente si masa e fundit e dënimit, duke u dhënë përparësi masave alternative. Burime të informacionit nga INSTAT, në vitin 2021 kanë marrë dënim alternative  84 adoleshentë, në vitin 2020, 115 adoleshentë dhe në vitin 2019 janë dënuar më masa alternative 163 adoleshentë.

Ndërkohë që për vitin 2022 nga statistikat zyrtare mësohet se në Shqipëri, 5% e krimeve në shkallë vendi kryhen nga të miturit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar janë kryer nga të miturit 1470 vepra penale me pjesëmarrjen e rreth 1,600 të miturve.

Vetëm ne qytetin e Shkodrës janë kryer 53 vjedhje të dokumentuara, por gjate vitit 2022 në krahun tjetër, mbetet shqetësuese edhe pjesa e të miturve nëpër shkolla, ku shpesh herë ndodhin edhe konflikte mes të miturve, qoftë fizike, qoftë edhe elementë të tjerë të bullizimit apo keqpërdorimit të rrjeteve sociale.

Ndërsa për vitin 2023 duket se kriminaliteti tek adoleshentët ka hyrë në mënyrë të frikshme, mjafton të përmendim rastin e pak ditëve më përpara pranë shkollës Partizani në Tiranë, ku u vra një 20-vjeçar dhe rasti më i fundit i 15-vjeçarit në Gramsh, ku mjetet prerëse e kryesisht thikat janë përdorur për tu marrë jetën, mënyrë kjo, tepër tragjike.

Të miturit akuzohen kryesisht për vjedhje të përsëritura, për shpërndarje dhe përdorim të substancave narkotike. Shpeshherë janë bërë pjesë e transportit të armëve nga një zonë në tjetrën, apo e përdorimit të armëve të ftohta. Po ashtu ka të mitur që bëhen pjesë edhe e situatave të rënda kriminale sikurse janë plagosja me armë zjarri apo vrasja. Shpeshherë të miturit që janë pjesë e statistikave të rendit vijnë nga familje me situatë të vështirë ekonomike, të varfra apo familje të divorcuara, nga familje ku njëri prind mungon ose tjetri është më pak i angazhuar në mirërritjen dhe edukimin e tyre.

Ka të mitur që e nisin rrugën e krimit në moshë edhe më të vogël, duke braktisur shkollën fillimisht dhe duke u bërë pjesë e situatës së rrugës. Në këto raste ata sërish janë pre e kriminelëve që i përdorin fëmijët duke përfituar nga mosha e tyre.

Pas

ARBITRAZH/ Si të rinjtë blejnë thika në treg? Asnjë kontroll nga autoritetet, tregtarët i shesin lirisht (VIDEO)

Para

Sulmet ndaj KFOR në veri të Kosovës, Xhaçka: Të papranueshme, të ndalojnë menjëherë

Para
“Kjo luftë ka patur pasoja dramatike për të gjithë botën”, Xhaçka në OKB: Duhet ta kujtojmë mirë këtë, Ukraina nuk e sulmoi Rusinë

Sulmet ndaj KFOR në veri të Kosovës, Xhaçka: Të papranueshme, të ndalojnë menjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

DEA godet grupin kriminal të shqiptarëve në Greqi, kapen 585 kg kokainë

“Problem mbetet pandëshkueshmëria”, Musai: Pak rëndësi kush është në pushtet, opozita jonë është e përgjumur!

NATO-ja miraton forca shtesë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës

Radoiçiç konfirmon pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë

Inceneratori i Elbasanit, rishpallen tenderët për raportet mjedisore, u rrëzuan nga KPP

Sulmi i armatosur në veri të Kosovës, Milan Radoiçiç jep dorëheqjen si nënkryetar i Listës Serbe

I cilësuar si “zot i drogës”, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Alket Hatisë

“Antikushtetuese, fyerje për çdo mendje normale njerëzore”, deklarata e Bardhit pasi PS nuk dha konsensusin për ngritjen e Komisioneve Hetimore

Ekonomia mbetet e dobët dhe në tremujorin e dytë, rritet me 3.23%, mbahet në këmbë nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme

“Furtunë” shkarkimesh në policinë e Lezhës, ndryshimet prekin edhe këto komisariate, kush ikën dhe kush vjen (EMRAT)

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.