21:50 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arbitrazh/ “Më kanë shkaktuar hemorragji”, i dënuari me 8 vite denoncon dhunën nga policët: Më çuan në koma

21:36 | 19/06/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arbitrazh/ “Më kanë shkaktuar hemorragji”, i dënuari me 8 vite denoncon dhunën nga policët: Më çuan në koma

Petro Gegolli është dënuar me tetë vite burg. Në 27 shtator të vitit 2017, ai është përfshirë në një aksident që i mori jetën dy të rinjve Bujar dhe Simon Telo të cilët po udhëtonin me motor pranë kryqëzimit të fshatit Progër.

Gegolli ka denoncuar në emisionin “Arbitrazh”, se gjatë qëndrimit në burg ka kaluar peripeci të shumta me problemet shëndetësore.

61-vjeçari tregon se ka shkuar në gjendje kome pas hemorragjive të cilat pretendon se ia kanë shkaktuar mjekët.

Në denoncimin e bërë nga Petro Gegolli i cili vuan dënimin në JVP Korçë, thuhet se punonjësi i policisë i quajtur Geni Xhixho ka ushtruar dhunë ndaj tij.

Denoncimi i të burgosurit: I burgosuri – Me 27 Shator 2017 ka ndodhur aksidenti. Kam shkaktuar dy viktima, kam dashur t’i shmang dhe e kam përjetuar shumë keq. Janë fëmijë të një nëne.

Arbitrazh – Sa vjet jeni dënuar?

I burgosuri – Jam dënuar tetë vite. Këta donin të më merrnin edhe shpirtin edhe të më marrin jetë. Me cirrozën që vuaj unë kam mungesë albumine. Doktori nuk e ka lexuar fare dosjen time, për arsyeje se vetëm dy herë, unë kam dëshmitar më kanë marrë më kanë sorollatur që në orën 05.00 të mëngjesit, që në orën 01.00 të natës i kam lajmëruar kam hemorragji, kam hemorragji, kam hemorragji këta mi kanë shkaktuar vetë hemorragjitë, duke më dërguar në gjendje kome në Tiranë ( në spital). Me datën 24 i pari jam zhveshur në prezencë të shefit të regjimit të burgut për të protestuar, kur më pa se isha fryrë atëherë e vendosen që urgjentisht të më nisnin te juristi i burgut.

Arbitrazh – Jeni në spitalin e burgut Tiranë apo në JVP Korçë?

I burgosuri – Jo vazhdoj të vuaj në JVP Korçë. Oficerë të grupit të gatshëm kanë ardhur e më kanë marrë gjatë natës në prezencë që më kanë marrë për krahu, Geni Xhixho më ka goditur (punonjës i policisë).

Njoftimi i Policisë për aksidentin: Devoll
Në vijim të informacionit datë 28.09.2017, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Petro Gegolli, 54 vjeç, banues në Bilisht-Devoll.

Pasi më datë 28.09.2017, në afërsi të fshatit Progër, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA501HV, është përplasur dhe për pasojë ka aksidentuar me vdekje shtetasit B.T, 22 vjeç, i cili drejtonte një mjet motorr tip “Dayang” pa targa dhe vëllain e tij shtetasin S.T, 16 vjeç, pasagjer në motorr , të dy banues në fshatin Plasë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Pas

VIDEO/ “Safet Gjici nuk ka bërë asnjë gabim…”, sarkazma e Haxhi Isufit mbi skandalin në bashkinë e Kukësit, parodia për Almën

Para

Përplasjet Izrael-Palestinë, disa të vrarë. Humb jetën 15-vjeçari

Para
Përplasjet Izrael-Palestinë, disa të vrarë. Humb jetën 15-vjeçari

Përplasjet Izrael-Palestinë, disa të vrarë. Humb jetën 15-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.