Blerja e thikave dhe dorezave të hekurit në treg duket se është shumë e lehtë për adoleshentët. “Arbitrazh” pasi i more leje prindërve të një adoleshenti, së bashku me gazetarët dërgoi në tregun çam një adoleshent për të blerë dy thika.
Ndërsa 14-vjeçari ndiqej nga gazetarët, tregtarët të cilët posedonin këto thika dhe i tregtonin, në asnjë moment nuk ndaluan të pyesnin për moshën e fëmijës, por të prirur për ti fituar dhe shitur thikat, vetëm sa bën pazarin dhe për pak minuta, arma e ftohtë ishte në dorën e adoleshentit. Asnjë nga tregtarët nuk e pyeti adoleshentin se cili ishte qëllimi i blerjes së këtyre thikave, por mjaftonte shitja.
Qytetarët tregojnë se mjete të tilla prerëse apo doreza hekuri gjen kudo në tregje, duke nisur nga tregu tek “Medreseja”, tek Ish-uzina Dinamo, tregu çam e deri te marketet apo dyqanet me enë kuzhine.
Mjafton ti hedhesh një sy këtyre tregjeve në Tiranë, tregojnë se thika apo biçakë të ndryshëm që mund të keqpërdoren nga moshat e reja, shiten lirisht në rrugë apo tezga për cilindo që ka nevojë.
Nëse dy vitet e fundit policia e shtetit ka ndërhyrë për bllokimin e fishekzjarrëve të cilët mund të sjellin pasoja për jetën e njerëzve, duket se ka ardhur koha dhe tashmë është e domosdoshme, që të ndërhyhet për të mos lejuar që tregtarët ti tregtojnë këto produkte për adoleshentët e njerëzit nën moshën 18 vjeç.
Rasti më i fundit në Gramsh le të shërbejë si një kambanë alarmi për autoritetet ligjzbatuese që në emër të jetës së njerëzve të reagojnë për të mbrojtur fëmijët dhe qytetarët e këtij vendi.
Discussion about this post