Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në qytetin e Elbasanit ku është takuar me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë.
Burime bëjnë me dije se Veliu është shprehur se sfida më e madhe është lufta ndaj kriminalitetit në këtë qytet, ndërsa takimi është mbajtur me dyer të mbyllura.
Ndërkohë, gazetarja e Fax News Entela Duka raporton se është prezantuar nga kreu i policisë edhe emri i ri i shefit të qarkullimit që është Artur Sinorukaj, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Adriatik Hutin.
Takimi është mbajtur në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)