Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Armando Sadiku, i është bashkuar Partisë Socialiste. Ai shfaqet në një spot elektoral të Partisë Socialiste duke xhiruar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.
Në spotin e shpërndarë nga vetë Edi Rama, sulmuesi Sadiku e cilëson kryeministrin si një trajner që i vjen shumë rrallë Shqipërisë, të cilit i dedikon edhe dy golat e shënuar në ndeshjen kundër Izraelit të luajtur në fundjavë.
“Që kur Edi Rama është bërë kryeministër i Shqipërisë, kthehem në Shqipëri me shumë dëshirë sepse shikoj një Shqipëri më të bukur. Edi Rama ka bërë aq shumë për futbollin sa askush nuk e bëri në 25 vitet e fundit. Unë ia dedikoj të dy golat e mi kundër Izraelit numrit 2 në fletën e votimit, Edi Ramës dhe jam i bindur se trajner si Edi Rama i vjen Shqipërisë një herë në 50 vjet.”, shprehet Armando Sadiku.
(XH.A/SHUPLAKA)