“Daily Mail” ka raportuar lajmin e armëve që u gjetën Rinas, që ishin postuar në me postën “DHL” dhe si destinacion kishin Anglinë. Media britanike hedh dyshime se këto armë mund të përdoreshin për sulm terrorist.
“Një komplot për të futur 3 armë të tipit Kallash në Britani nëpërmjet një kutie transporti është zbuluar nga autoritetet shqiptare,” shkruan “Daily Mail”.
Sipas saj policia ka dyshime se pjesët e armëve që kishin destinacion të fundit Londrën do të përdoreshin për sulm terrorist ose për krimin e organizuar.
“Të mbështjella me peshqirë dhe letër celofan brenda një kutie DHL, përveç tyre ndodheshin edhe rroba. Policia anti-terror e Shqipërisë ka rritur vigjilencën pas sulmeve terroriste në Londër dhe Barcelonë.
Autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë adresën ekzakte se ku do të shkonin pjesët e armëve por thanë se do mbërrinin në Angli.
Sajmir Cullhaj, 32 vjeç, i cili u arrestua si i dyshuari kryesor për këtë komplot, besohet se ka marrë urdhër për të lëvizur armët 3 ditë përpara se të dërgonte pakon”, përfundon artikulli i “Daily Mail”. (J.V/Shuplaka)