Ai është një nga futbollistët më të dashur për publikun, po njëkohësisht edhe nga më të komentuarit. Ndërsa sa i përket jetës së tij private, Ronaldo është gjithnjë në qendër të shtypit rozë.
Baba i tre fëmijëve dhe në pritje të fëmijës së katërt, ylli portugez ka postuar së fundi një foto në rrjetet sociale, ku shihet e gjithë familja mbledhur së bashku.
“Family Mood”, shkruan Ronaldo në diçiturën e fotos së postuar teksa ai vetë mban një nga binjakët dhe tjetri në krahët e Georginës. Sigurisht që në foto nuk mund të mungojë i biri 7-vjeçar.
(E.K/SHUPLAKA)