ShÇBA ka gjetur te pakten 9 armë të mëdha automatike të modelit 56 në zyrën e shefit të policimit në komunitet në Elbasan Faik Ruko.
Ky i fundit vetëm pak kohë më parë kishte marrë këtë detyrë, ndërkohë që ky post më herët është mbajtur nga Abedin Halilaj. Armët thuhet se gjendeshin në zyrë të paktën prej 2 vitesh.
Burimet kofidenciale për Fax Nwes bëjnë me dije se armët ishin mbledhur nga aksionet në komunitet dhe mbaheshin në zyrën e sektorit të policimit për ilustrim.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se ekzistojnë procesverbalet që armët kanë hyrë në komisariat konform rregullave nga zyra e armatimeve përkatëse.
Mësohet gjithashtu se ka qënë Ruko që ka njoftuar SHCBA për prezencen e tyre. Gjithësesi vijojnë hetimet për këtë rast, nese vertet kemi të bëjmë me një situatë neglizhence apo skandali në radhet e bluve, apo për një rast konform ligjeve.
(FAXWEB.AL)