Dy shtetas shqiptarë janë arratisur nga burgu në Athinë. Mediat greke raportojnë se mëngjesin e sotëm kanë mundur të arratisen dy të dënuar me origjinë shqiptare nga burgu i Korydallos në Athinë.
Sipas raportit të zougla.gr, ata janë identifikuar si Elvis K. Dhe Leonard P., ndërsa akuzohen për vjedhje dhe grabitje të të moshuarve.
Gazetari i Fax News në Greqi Shpëtim Zinxhiria ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë arratisje të bujshme. Sipas Zinxhirisë dy të arratisurit kanë qenë vëllezër, ndërsa prej javësh ishin duke përgatitur terrenin për t’ia mbathur.
Reagimi i Zinxhirisë:
Me kete litar ne foto ben te mundur arratisjen dy shqiptare qe vuanin denimin ne godinen D ne qeline nr.17. Mesohet se te dy te arratisurit jane vellezer dhe i lane lamtumiren qelise se tyre mbreme ne oren 20.30…arratisja e tyre është berë ne 8 minuta dhe eshte filmuar nga tre kamera te burgut…Pyetja shtrohet si nuk i pa njeri keta gjate arratisjes ne nje kohe qe nga gardianet e burgur pritej nje ngjarrje e mundshme e tille pasi per dy jave resht ata kontrollonin me shkopin e tyre te gomes kangjellat e qelive. Por…arratisja u be dhe kete dine ta bejne vetem shqiptaret duke mundur sigurine e burgut…
(E.K/FAXWEB.AL)