17:39 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestimet për pronat dhe financimet ruse, Çollaku në Fax News: Janë grabitje, mashtrim!

14:46 | 20/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimet për pronat dhe financimet ruse, Çollaku në Fax News: Janë grabitje, mashtrim!

Gazetari Basir Çollaku ka folur në lidhje me arrestimet për pronat në bregdet dhe prangosjen e kryebashkiakut të Lezhës si dhe të 12 zyrtarëve të tjerë.

I ftuar në Fax News, Çollaku u shpreh se kjo është një grabitje pronash, pasi dokumentet janë falsifikuar.

I pyetur nëse opozita duhet të mbrojë zyrtarët e lartë, gazetari u shpreh se opozita nuk duhet të mbrojë asnjë zyrtarë të mandatuar prej saj.

“Duhet të lërë drejtësinë të shprehet. Por duke parë mënyrën se si bëhen operacionet, me Xhafën në krye ka nuancë të theksuar politike. Droga nuk ka të ndalur asnjëherë.

Dëshira për të prodhuar ngjarje të tjera periferike, dhe për t’ju shmangur gjërave të rënda, si ajo e Maminasit, vijon të jetë prezente. Cilat janë lidhjet me ngarkesat që vijnë në Shqipëri?

Diku është prishur ekuilibri. Dhe këtë duhet të gjejmë ne. Cila nga bandat e mëdha janë shkatërruar krejtësisht dhe ndodhen sot pas hekurave?

Edhe vetëshefi i Antimafias në Itali, tha se mafia shqiptare e ka rritur bashkëpunimin me ato italiane, si Cosa Nostra, Camorra, etj.

Un vë re se janë shumë larg veprimet dhe ngjarjet që show dhe propaganda e ministrisë së brendshme me veprimet konkrete që njerëzit lirohen për mungesë provash.

Kjo  vërteton që Xhafaj e drejton Prokurorinë. Dihet se kush janë grupet kriminale, dihen me emra por forca e ligjit nuk bie mbi ta. Madje një pjesë të aktivitetit të tyre e formalizojnë në ndërtime kullash, rrugësh. Me kë i ndajnë këto para? Sistemi i drejtësisë është i kalbur,”- tha Çollaku.

Përsa i pëket ndikimit të Rusisë në Shqipëri, Çollaku u shpreh me humor  se pas fitores së Putin, priste që një përfaqësues socialist të shprehej se fitoi me mbështetjen e Bashës.

“Në të vërtetë duhet të ketë transparencë. Unë besoj se një pjesë e asaj që kam punuar dhe shkruar është se kam sqaruar faktin që maxhoranca ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me rusët.

Në të vërtetë është po kjo maxhorancë që po largon kompanitë amerikane dhe po sjell kompanitë ruse në Shqipëri. Gjiknuri i dha përgjigjen pozitive kompanisë ruse nëë 2017, pavarsisht lidhjeve që ajo kishte me kompanitë e tjera hidrokarbure. Lindja ka fituar shumë territor, është një tendencë që shihet me vendime dhe shkresa. Dhe këto leje nuk i jep opozita, por maxhoranca,”- përfundoi gazetari Basir Çollaku.
(F.G/Faxweb.al)

Etiketa: arrestimet e pronavebasir collakufax newsfinancime rusi
Pas

Të shtëna me armë në SHBA, raportohet për 7 të plagosur

Para

E thumbon Manushi në emision, Rike Roçi i kthehet futbollistit: Do i thuash ti apo t’i them unë

Para
E thumbon Manushi në emision, Rike Roçi i kthehet futbollistit: Do i thuash ti apo t’i them unë

E thumbon Manushi në emision, Rike Roçi i kthehet futbollistit: Do i thuash ti apo t’i them unë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump mendohet për bashkimin në misionet ushtarake kundër Iranit, ndërkohë që i thërret Netanyahu të vazhdojë operacionet

Arratiset presidenti/ Tre avionë të qeverisë iraniane zbarkojnë në Oman, mes tyre edhe ai presidencial

Bledi Shkëmbi mbyll kapitullin me Tiranën, ofertë nga Maqedonia e Veriut

INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024

Pirro Vengu: Teknologji moderne me përdorim të dyfishtë, prioritet për modernizimin e Forcave të Armatosura

Plagosja me gomone në Gjipe/ Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për drejtuesin e gomones që plagosi turistin gjerman

Lulzim Veliu: Bllokimi i Kuvendit i shërben vetëm faktorëve anti-Kosovë, Serbia nuk do ta arrijë kurrë Kosovën

Trump paralajmëron Iranin: “Dorëzim pa kushte, gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Aksident në dalje të Tiranës, përplasen dy automjete disa të lënduar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.