Gjatë arrestimit të Albin Kurtit në Kosovë ka pasur edhe përplasje. Të pranishëm kanë qenë operatorë, gazetarë dhe deputetë. Mirëpo gjatë këtij arrestimi janë lënduar edhe disa gazetar edhe disa deputet të Lëvizjes Vetëvendosjes. Ashtu siç shihet edhe te fotoja e mëposhtme ata edhe janë gjakosur.
Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës. Po kështu janë arrestuar edhe dy deputete të tjera, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi të cilat akuzohen për të njëjtën gjë. (J.V/Faxweb)