Gjykata e Fierit ka dhënë masën për administratorin e Partisë Socialiste në njësinë e Dermenasit, dilaver Shyti të arrestuar disa ditë më parë në vijim të punës për informalitetin..
Ndaj Shytit mësohet se është dhënë masa “Detyrim paraqitje”.
Sipas njoftimit zyrtar Dilaver Shyti , në kundërshtim me ligjin, ka lejuar ndërtim pa leje dhe ka zënë hapsirat publike në zonën e plazhit Darzezë, duke i dhënë një kontrat qeraje me sipërfaqe 500 metra katror shtetasit A.Sh.
Bashkë me Shytin është arrestuar edhe një person tjetër A.Sh, 43 vjeç, banues në Cakran akuzuar për ndërtim pa leje.
(F.GJ/FAXWEB.AL)