06:22 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestimi i Arben Ndokës, reagon Pjerin Ndreu: Standarde të dyfishta!

11:33 | 22/10/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi i Arben Ndokës, reagon Pjerin Ndreu: Standarde të dyfishta!

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka reaguar pas operacioneve të policisë për goditjen e disa grupeve kriminale në të gjithë vendin.

Në pranga të policisë ditën e djeshme ra dhe ish deputetit socialist Arben Ndoka, i cili njihet si mik me deputetin socialist Pjerin Ndreu.

Ndreu u shpreh se kam rezerva për sjelljen skandaloze për mënyrën sesi janë bërë arrestimet dhe aplikimin e dy standardeve.

“Nuk marr përsipër të gjykoj provat. Kam rezerva për mënyre skandaloze të veprimit, sjelljen skandaloze se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit. Dhe aplikimin e dy standardeve, një grup që quhet i pa rëndësishëm dhe merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret prokuroria e Krimeve të Rënda.

Duhet të shihen me qetësi këto gjëra. Ne si forcë politike nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e të tepruaut të porkurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme. Të presim verdiktin e drejtesise e të flasim për të tjerat.” është shprehur Pjerin Ndreu.

Njoftimi i plotë

Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.

Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.

Gjatë këtij mega operacioni janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Procedimi për këtë operacion ka nisur pas një referimi të Policisë së Shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Gjatë kësaj periudhe, veçanërisht me intensitet në muajt e fundit, për dokumentimin e kësaj dosjeje, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Në këtë procedim penal janë me mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit.

Goditja e kësaj veprimtarie kriminale është bërë në periudha të ndryshme, duke u finalizuar këtë fundjavë.

Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.

Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.

Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:

  1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
  2. Flamur Çela, 48 vjeç
  3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
  4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
  5. Anila Shuti, 42 vjeç

U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.

Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendime penale në disa qytete, si dhe janë ushtruar rreth 100 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.

Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona:

  1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
  2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
  3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
  4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
  5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
  6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
  7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
  8. Elton Shehaj, nga Tirana;
  9. Armand Spiro, nga Tirana;
  10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
  11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
  12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
  13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
  14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
  15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
  16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
  17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
  18. Elis Guri, nga Shkodra.
  19. Artur Balla, nga Elbasani.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.

Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:

  1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
  2. Jasin Abdul, nga Saranda;
  3. Bledar Koçi, nga Lushnja.

Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:

  • 3 pistoleta;
  • 3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
  • 1 shotgan;
  • Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
  • Peshore elektronike;
  • Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
  • 13 mjete, njëri i blinduar;
  • Sasi e konsiderueshme parash;
  • Rreth 75 telefona celularë.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne i sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

(M.Q/Faxweb.al)
Pas

Nga ‘’Niçja” te ‘’Titi” dhe ‘’Çakja”, cilat ishin pseudonimet që përdornin të fortët e Shijakut dhe Lezhës

Para

Zbardhet skema, cili ishte roli i Lul Berishës, ‘Avdylajve’ dhe Arben Ndokës

Para
Zbardhet skema, cili ishte roli i Lul Berishës, ‘Avdylajve’ dhe Arben Ndokës

Zbardhet skema, cili ishte roli i Lul Berishës, ‘Avdylajve’ dhe Arben Ndokës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.