Faruk Ozer, 28-vjeçari turk i akuzuar për mashtrim me vlerë miliona euro me kriptomenedhat është arrestuar në një plazh në Jug të vendit.
Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili përgëzoi policinë kriminale shqiptare për prangosjen e supermashtruesit turk. Gjatë mesazhit të shkurtër, Çuçi bëri thirrje për zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.
Reagim i Ministrisë së Brendshme:
“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar!”
Discussion about this post