Një 31-vjeçar nga Tirana grabiti një servis duke gjetur kështu mometin kur mekanikët nuk e kishin mendjen. 31-vjeçari Niko Zaimi ka qënë i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe sot kishte aksionin e rradhës, por që i dështoi brenda pak minutash. Policia e Tiranës është njoftuar se në zonën e njohur si Poligrafiku ishte vjedhur nje automjet “BMW” në një servis. Autori Zaimi u kap bernda 30 minutash.
Detaje:
Rreth orës 13:44, një telefonatë në numrin e emergjencave 112 ka njoftuar se në zonën e njohur si Poligrafiku, tek një servis automjetesh është vjedhur një automjet tip “BMW”. Menjëherë janë angazhuar shërbimet e Policisë së Tiranës, ku rreth orës 14:10 shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, në Laprakë, kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Niko Zaimi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”. Ky shtetas ka përfituar nga momenti që mekanikët e kishin lënë automjetin tip “BMW”, të ndezur në hyrje të servisit dhe e ka marrë duke u larguar me shpejtësi. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Pena, shkruan një portal online. (J.V/Shuplaka)