Mediat Italiane bëjnë me dije se kanë arrestuar një këngëtar shqiptar të njohur me emrin e artit Klinton, i cili kishte kthyer ambientet e studios së tij në një pikë shitje të shitjes drogërave të forta.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, autoritetet italiane bën një kontroll të befasishëm në studion e këngëtarit në Setteponti, ku sekuestruan 22 gramë kokainë, 17 gramë hashash, 14 gramë marihuanë, si dhe 65 gramë mannitol e një laksativ.
Këngëtari “Klinton” u arrestua dhe tashmë duhet të përballet në gjykatë me akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike.