19:02 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohet një 17-vjeçar në Malësinë e Madhe, posedonte armë dhe lëndë narkotike

10:44 | 21/02/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet një 17-vjeçar në Malësinë e Madhe, posedonte armë dhe lëndë narkotike

Një 17-vjeçar u vu në prangat e policisë në Malësinë e Madhe në zbatim të operacionit të koduar “Sundimi i ligjit”.

Ndërsa ndaj një 16-vjeçari nisi procedimi në gjendje të lirë. Këta dy shtetas dyshohen nga policia se posedonin 1 armë zjarri kallashnikov, 1 amrë gjahu, 23 fishekë luftarak, 1 maskë dhe një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan.

Ndërkohë, arma e gjahut dhe sendet e tjera janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Shkodër

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.

📍Malësi e Madhe/Posedonin armë, lëndë narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme, arrestohet një 17-vjeçar dhe procedohet penalisht një 16-vjeçar.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, municion luftarak, 1 maskë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

📍Shkodër/Vinte baste sportive, me celular, në lokalin e tij, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari dhe i sekuestrohet celulari.

Në zbatim të planit kombëtar të masave të koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për garantimin e sigurisë dhe të drejtave të shtetasve, Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollet, sigurimin e inteligjencës informative dhe bashkëpunimin me qytetarët. Në këtë kuadër:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe vunë në pranga një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se posedonin 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 23 fishekë luftarak, 1 maskë dhe një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga shërbimet e Policisë. Arma e zjarrit dhe sendet e tjera do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë të mëtejshme;

-këto shërbime arrestuan dhe shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur për gjakmarrje, një 57-vjeçar që rreth 10 vjet më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e vëllait të shtetasit E. B.;

-specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin E. A., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap në flagrancë, në lokalin e tij, në lagjen “Tre Heronjtë”, duke vënë baste sportive, me celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Pas

Sot Dita e Gjuhës Amtare, Manastirliu shpall datën e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe

Para

Mbi 45.000 ushtarë rusë besohet se janë vrarë prej fillimit të luftës në Ukrainë

Para
Mbi 45.000 ushtarë rusë besohet se janë vrarë prej fillimit të luftës në Ukrainë

Mbi 45.000 ushtarë rusë besohet se janë vrarë prej fillimit të luftës në Ukrainë

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve pasivë të bashkive: Është koha të largohen

SHBA bombardoi impiantet bërthamore me avionët B-2/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

Policia sqaron ngjarjen në Theth: Nuk u sulmuan fadromat, tentativa për djegien e një ure

Vatër e madhe zjarri në Skuraj, rrezikohet një karburant

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbi skandalin e refuzimit të prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit

Theth, disa persona sulmojnë fadromat e IKMT-së me molotov

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.