16:00 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohet një 36-vjeçar në Sarandë i shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh

10:58 | 17/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet një 36-vjeçar në Sarandë i shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh

Policia e Sarandës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh.

36-vjeçari Aleks Likaj, së bashku me shtetas të tjerë të organizuar si grup kriminal, trafikonin lëndë narkotike përmes kufirit të gjelbër me Greqinë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore u bë e mundur lokalizimi i Likajt dhe vënia e tij në pranga.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i kërkuar në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar antidrogë të koduar “Brezi i Gjelbër”.

Megaoperacioni, i zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe Policia e Greqisë, në vitin 2019, goditi një grup kriminal që trafikonte përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës gjurmuese dhe operacionale, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacioneve policore të zhvilluara më parë, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar, Aleks Likaj, 36 vjeç, banues në Sarandë.

Në vitin 2019, Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë, i kishte caktuar shtetasit Aleks Likaj, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. 36-vjeçari dhe shtetas të tjerë (të vënë në pranga gjatë megaoperacionit ndërkombëtar “Brezi i Gjelbër”), të organizuar si grup kriminal, trafikonin përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, lëndë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Pas

Aksident në Gjadër, drejtuesi i motorit dërgohet në spital

Para

Detaje të reja nga vrasja e 80-vjeçares në Përmet nga bashkëshorti i saj

Para
E rëndë në Tiranë, kamioni përplas për vdekje 32-vjeçarin

Detaje të reja nga vrasja e 80-vjeçares në Përmet nga bashkëshorti i saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e jetesës”, Dorian Teliti: Çmimet janë jashtë kontrollit, qeveria teknike është…

Mbyllja e Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mesazh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se nëse nuk konstituohet Kuvendi, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Aksident i rëndë në dalje të Peqinit, dy persona në gjendje kritike

Situata e zjarreve në vend, 9 vatra të raportuara, 5 të shuar dhe 4 ende aktive

15 palestinezë të vrarë në Gaza, SHBA pret përgjigje nga Hamasi për armëpushimin

Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e motomjetit dhe u rrëzua, përfundon te Trauma 50-vjeçari

Erdogan: Politikat gjithnjë e më agresive të Izraelit kërcënojnë paqen rajonale

Aulon Kalaja pretendon trafikim votash brenda partisë/ Vijon rinumërimi në qarkun Durrës

Tepelenë/ Asgjësohen 195 bimë kanabis, procedohet kryeplaku për shpërdorim detyre

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.