Arrestohet në Greqi shtetasi shqiptar Vladimir Meçe, pasi transportoi 200 kg marijuanë me gomone nga Shqipëria. Ai është kapur në Sivota në Ingumenicë. Vladimir Meçe banues në fshatin Ciflik Sarandë, është dënuar edhe më parë në Greqi për trafik droge.
Meçe është kapur me një gomone me të cilën kishte mbëritur në orët e para të mëngjesit nga Shqipëria dhe kishte shkarkuar drogë që mendohet të jetë rreth 200 kg marijuanë. Pasi kanë shkarkuar drogën ata kanë çuar dy makina për të transportuar drogën drejt Athinës.
Është njoftuar policia e Athinës dhe raportohet se u kapën dy makinat që kishin ngarkuar drogën nga gomonia. Operacioni vazhdon.