Projekti i “Unazës së Madhe” është kther në një mollë sherri mes maxhorancës dhe opozitës, ndrsa banorët protestojnë prej 13 ditësh, pasi kërkojnë dëmshpërblim 100% për banesat dhe bizneset e tyre.
Pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të bëra dje pas një takimi me banorët e “Astirit”, i cili tha se ka shkelje ligjore, ka reaguar edhe Autoritet Rrugor Shqiptar.
Në njoftimin në fjalë, thuhet se “Projekti është vazhdim i atij të filluar që në kohën e Bashës. Kategoria e rrugës bëhet sipas standardit dhe kushteve teknike. Projekti në rakordim të plotë me Bashkinë Tiranë”.
ARRSH shprehet se do të vazhdojë të jetë konsekuente në hartimin e projekteve sipas kushteve teknike, duke realizuar zgjidhje afatgjata në drejtim të zhvillimit.
“Në përfundim, ARRSH-ja është e bindur mbi domosdoshmërinë e përfundimit të të gjithë unazës sepse në situatën e sotme të zhvillimit të rrjetit rrugor në Shqipëri, do të shërbejë si lidhje me akset nacionale të rrjetit rrugor duke lidhur pjesën veriore të Shqipërisë me pjesën juglindore. Ndërtimi i saj do të krijojë avantazhe të pakrahasueshme si për trafikun në qytetin e Tiranës por edhe lidhjen me pjesët e tjera të vendit”, thotë ARRSH.
Reagimi i plotë:
Duke marrë shkas nga deklarimet publike të bëra një ditë më parë nga z.Lulzim Basha, Kryetar i subjektit politik Partia Demokratike, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron median dhe opinionin publik sa vijon:
Unaza e Madhe e Tiranës është konceptuar që në fillimet e saj si Autostradë – rrugë kategoria A. Inicimi i këtij projekti për realizimin e Unazës së Madhe, si projekt-ide daton që në kohën e qeverisë së A. Çarçanit dhe realizimi daton që në vitin 1996. Pikërisht, në segmentin rrugor Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, me një projekt të hartuar në atë kohë nga ISPN2 (Instituti i Studim Projektim Ndërtim 2, ku profili tërthor i parashikuar ka qenë 58 m), për arsye financimi dhe të tjera në atë kohë nuk u realizua në zbatim. Projekti i hartuar nga ISPN2 parashikon të gjitha detajet që ka projekti aktual për zbatim (tashmë i azhornuar). Vlen të citohet fakti se profili tërthor i projektit aktual është 53.8 m. Segmentet e tjera të përfunduara së ndërtuari në zona urbane janë po të njëjta në kategori A urbane me atë të segmentit Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Doganës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, si organ më i specializuar dhe që ka financuar e menaxhuar projektet dhe ndërtimet e segmenteve të tjera të kësaj Unaze, është vënë në lëvizje për këtë projekt nga kërkesa e Bashkisë Tiranë me shkresën nr. 3792 prot dt. 25.01.2018. Kështu, ARRSh-ja sot (apo ish-DPRR-ja) ka ndjekur të njëjtën praktikë siç u ndoq në kohën kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte Kryetari aktual i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.
ARRSH-ja do të vazhdojë të jetë konsekuente në hartimin e projekteve sipas kushteve teknike, duke realizuar zgjidhje afatgjata në drejtim të zhvillimit.
Më poshtë sqarojmë në lidhje me rrugën proceduriale të ndjekur për ndërtimin e segmenteve të Unazës së Madhe të Tiranës.
– Hapat ligjorë për hartimin e projektit “Rehabilitimi i segmentit rrugor Mbikalimi i pallatit me Shigjeta – rrethrrotullimi i Sheshit Shqiponja Doganë”.
Procedura për hartimin e projektit, nga ana e ARRSH-së është realizuar duke ndjekur hapat si më poshtë:
- Me shkresën nr. 3792 prot dt. 25.01.2018 – Bashkia Tiranë i drejtohet ARRSH-së mbi mundësimin e hartimit të projektit për rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi i Shkollës Teknologjike – Rrethrrotullimi – Doganës, si pjesë e Unazës 5 (Unaza e Madhe e Tiranës)”.
- Me shkresën nr. 3288/8 dt. 23.08.2013, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka planifikuar buxhetimin për financim implementimin e projektit për lotet 1, 2 dhe 3.
- Në kuadër të plotësimit të detyrave të saj, me Urdhrin nr. 51 dt. 13.04.2018 të Drejtorit të Përgjithshëm u ngrit grupi i punës për hartimin e detyrës së projektimit, për këtë projekt.
- Me Vendimin e Këshillit Teknik të ARRSH-së nr. 15. dt. 20.04.2018 u miratuan Termat e Referencës (detyra e projektimit) me nr. 3287/1 prot dt, 20.05.2018, të hartuar nga ky grup.
- Me shkresën nr. 3625 prot dt. 30.04.2018 me lëndë “Ftesë për bashkëpunim”, nga ana e ARRSH-së, mbi bazën e përvojës së suksesshme të bashkëpunimit dhe profesionalizmit të konsulenteve ka ftuar për bashkëpunim tre shoqëri konsulentë.
- Me shkresën nr. 3625/1 prot dt. 02.05.2018 – këtij bashkëpunimi i është përgjigjur pozitivisht vetëm shoqëria konsulente “AVE consulting” sh.p.k., e cila merr përsipër realizimin e këtij projekti sipas termave të referencës të hartuara e të miratuara.
- Për bashkëpunimin është lidhur Kontrata e Sponsorizimit me nr. Prot 3625/2 dt. 25.05.2018 e cila ka dorëzuar dhe projekt idenë për këtë projekt.
- Sipas legjislacionit, para miratimit të kësaj faze të projekt-idesë janë bërë konsultime me përfaqësues të Bashkisë Tiranë të përfaqësuar nga Nënkryetari i Bashkisë dhe Drejtori i Punëve Publike. Më pas, në zbatim të legjislacionit për ndërtimit në fuqi, është dërguar pranë Institutit të Ndërtimit për oponencën teknike të kësaj faze.
- Pas realizimit të Oponencës Teknike nga Instituti i Ndërtimit, për këtë fazë është diskutuar e miratuar në Këshillin Teknik të ARRSH-së faza e projekt idesë ku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit të Bashkisë.
- Projekti vazhdon me fazën e dytë, me përgatitjen e draft projekt-zbatimit, i cili është dorëzuar në ARRSH me shkresën nr. 3625/ 4 prot dt. 17.07.2018.
- Oponenca teknike për këtë fazë është realizuar nga Instituti i Ndërtimit me shkresën nr. 6393/3 prot dt. 27.07.2018.
- Drafti përfundimtar me plotësimet përkatëse është dërguar në dt. 28.08.2018.
- Faza e projekt-zbatimit ka kaluar për diskutim në Këshillin Teknik të ARRSH-së, ku të pranishëm përsëri kanë qenë përfaqësuesit e bashkisë – Drejtori i Punëve Publike, dhe ka marrë miratimin me Vendimin nr. 56 dt. 04.09.2018.
- Më pas, në plotësim të procedurave ligjore dhe detyrave funksionale, ky projekt ka kaluar në procedurë ligjore të tenderimit për ndërtim e mbikëqyrje.
Nënvizojmë se ky projekt është konform Standardeve të projektimit të miratuar në vitin 2015. Kategoria A Urbane, pikërisht është vazhdim dhe unifikim i projektit “Komuna Parisit – Shkolla Teknologjike) – Rruga e Kavajës (pallati me shigjeta) të hartuar dhuratë për VETË – Bashkinë e Tiranës e të miratuar me Vendimin nr.9 dt. 27.04.2012 e cila është kategoria A urbane.
Gjithashtu Unaza e Madhe e Tiranës duke filluar nga Komuna e Parisit – Sauk – Teg – Shkozë e deri te Dogana (projekti Doganë – Bregu i Lumit ) është ideuar që nga viti 2009 dhe miratuar në vitet 2010-2011-2012 si unazë e kategorisë A Urbane, dmth. që sipas kushteve teknike të projektimit është Kategoria Autostradë Urbane A.
Konkretisht segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës janë si më poshtë:
- Unaza e Madhe e Tiranës, seg. Shkolla Teknologjike – Komuna e Parisit dhe Disniveli i kryqëzimit me rrugën e Kavajës, me një gjatësi rreth 2.2 km e hartuar dhuratë për Bashkinë Tiranë e me pas miratuar po nga ajo me Vendimin e Këshillit Teknik nr. 9 dt. 27.04.2012, ku seksioni tërthor i saj me gjerësi 58 m është e kategorisë A urbane.
- Unaza e Madhe e Tiranës, segmenti Komuna Parisit – rruga e re Tiranë-Elbasan (nga kopshti botanik – mbikalimi Sauk) me gjatësi 3.2 km, është hartuar e miratuar vetëm projekt zbatim nga ARRSH-ja në vitin 2010 dhe zbatuar gjatë viteve 2011-2015.
- Unaza e re Tiranë-Mullet (mbikalimi Sauk – Rrethrrotullimi TEG), për një gjatësi 2.8 km është e kategorisë autostradë A1sipas KTP të 2001, e ideuar në vitin 2009 dhe e miratuar projekt zbatim në vitin 2010 me Vendimin e K. Teknik të ARRSH-së të dt. 26.05.2010. Ndërtimi filloi në vitin 2011 dhe ka përfunduar në vitin 2013.
- Unaza e Madhe e Tiranës (Kthesa – Sauk – Deri në afërsi Kthesa Kamëz. Duke përfshirë edhe segmentin Doganë – Bregu i Lumit) me një gjatësi rreth 10.2 km është ideuar me seksion tërthor të kategorisë A urbane, në vitin 2012 sipas Vendimit të Këshillit Teknik të DPRR-së dt. 13.04.2012, miratuar projekt zbatim në vitin 2013 me VKT e datës 20.02.2013.
Këtij projekti i është shtuar edhe projekt zbatimi i hartuar e i miratuar po nga Bashkia Tiranë në vitin 2013, “Sistemimi i lumit të Lanës dhe rrugët paralele në të dyja anët, nga ura e shkozës deri te materniteti i ri i Tiranës, me një gjatësi rreth 1.6 km, ku seksioni tërthor i saj është po i kategorisë A urbane.
Nga ky projekt ka mbaruar së ndërtuari loti 1 dhe po ndërtohen lotet 2 dhe 3, dhe segmenti nga Materniteti i ri – Shkozë. Janë pa u ndërtuar akoma edhe tre lote nga Ura e Shkozës deri në Babrru (lumi i Tiranës).
Në përfundim, ARRSH-ja është e bindur mbi domosdoshmërinë e përfundimit të të gjithë unazës sepse në situatën e sotme të zhvillimit të rrjetit rrugor në Shqipëri, do të shërbejë si lidhje me akset nacionale të rrjetit rrugor duke lidhur pjesën veriore të Shqipërisë me pjesën juglindore. Ndërtimi i saj do të krijojë avantazhe të pakrahasueshme si për trafikun në qytetin e Tiranës por edhe lidhjen me pjesët e tjera të vendit.
(B.B/ Faxweb.al)