21:05 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arsimtarët të zhgënjyer, sërish pa shpërblim: Më 7 janar vendosim për grevën

08:44 | 30/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Arsimtarët të zhgënjyer, sërish pa shpërblim: Më 7 janar vendosim për grevën

Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë ka shprehur zhgënjimin e saj për lënien në harresë edhe këtë vit të gjithë mësuesit e Arsimit parauniversitar.

Ata shprehen se sërish për të tretin vit radhazi është shkelur e drejta e tyre, e fituar me lëvizje sindikale që në ’99, e cila fillimisht është marrë si pagë,  më pas si pagë të 13-të, e vitet e fundit në formën e shpërblimit.

“Këtë vit, pritshmëria e sindikalistëve dhe mësuesve për të marrë shpërblimin e fundvitit ishte e madhe sepse këtë shpërblim ata nuk e marrin prej tre vitesh radhazi.
Edhe më e lartë ishte pritshmëria e mësuesve për marrjen e këtij shpërblimi këtë fundviti edhe për faktin se qeveria kishte deklaruar se vështirësitë buxhetore, të cilat kanë qenë argumenti kryesor për mospagesën e shpërblimit në vitet e mëparshëm, janë kapërcyer.”, shkruhet në njoftimin e sindikatës.

Ata shprehen se pavarësisht takimit të organizuar me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila shfaqi mirëkuptimin dhe sugjeroi një takim me stafin teknik të Ministrisë së Financave që u zhvillua më 20 dhjetor, ende nuk ka përgjigje dhe nuk është ndërmarrë asnjë hap.

“Aleanca Sindikale e konsideron këtë qëndrim të qeverisë si shkelje të vazhdueshme të një të drejte sindikale të fituar dhe për këtë arsye, do të vazhdojë të kërkojë respektimin e kësaj të drejte, duke përdorur të gjitha mjetet sindikale dhe ligjore.

Për këtë në datën 7 janar 2017 Aleanca Sindikale do të mbledhë Asamblenë e saj për të përcaktuar hapat dhe veprimet sindikale e ligjore që do të ndëmerren në vijim, pasi është shkelur jo vetem Kontrata Kolektive, por edhe disa dispozita të ligjit të Kodit të Punës.”, përfundon deklarata. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: arsimtargreve
Pas

Bleona Qereti larg motit të ftohtë, ja ku po pushon

Para

2017-ta vit me rëndësi historike për Kosovën, aplikon për statusin e vendit kandidat për BE

Para
2017-ta vit me rëndësi historike për Kosovën, aplikon për statusin e vendit kandidat për BE

2017-ta vit me rëndësi historike për Kosovën, aplikon për statusin e vendit kandidat për BE

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

Akuzohet për tentativë grushti shteti, prokuroria braziliane kërkon dënimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro

Rrëzohet aeroplani në Florida, momenti kur banorët shpëtojnë 4 pasagjerët

Putin synon të vazhdojë luftën derisa Perëndimi të pranojë kushtet e tij për paqe

Dështon takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel, Sllovakia bllokon sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.