09:35 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Artan Lame: Mos blini toka në bregdet, po shiten lirë nga ata që i vodhën

13:22 | 03/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artan Lame: Mos blini toka në bregdet, po shiten lirë nga ata që i vodhën

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame paralajmëron qytetarët shqiptarë të mos blejnë toka në të gjithë vijën bregdetare pa u siguruar më parë pranë zyrave urbanistike nëpër bashki dhe hipoteka për origjinën e këtyre pronave. Sipas Lames, pas zbulimit të skandalit me tjetërsimin e pronave shtetërore në Spille, kundravajtësit po përpiqen të humbasin gjurmët e krimit duke i shitur, ri-shitur, ndarë e copëzuar këto parcela të përfituara në rrugë të kundërligjshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që në padijeni mund të bien në kurthe të tilla, të tregohen të kujdeshshëm kur ju duhet të blejnë toka në zonën bregdetare, prona apo sipërfaqe toke me prejardhje të dyshimtë, apo që mund të duken si me çmime avantazhuese.

Pas tyre fshihen njerëz apo ish-funksionarë që i kanë përfituar këto prona në mënyrë të paligjshme dhe tani, në panikun e zbulimit, përpiqen ti heqin qafe me çfarëdolloj çmimi”, tha Lame në konferencë për shtyp. Sipas tij zonat më problematike janë: bregdeti i Velipojës, ai i Lezhës, Shëngjinit, zona e Kune-Vainit, Ishull Lezha, Gjiri i Lalëzit, bregdeti i Spillesë në zonën e Kavajës, bregdetin e Semanit, zonën e Nartës, zonën e Orikumit, dhe bregdetin e Rivierës në përgjithësi në jug.

Sipas kreut ALUIZNI-t një prej proceseve më të stërzgjatura dhe njëkohësisht edhe më të abuzuara, mbetet procesi i ndarjes dhe regjistrimit të tokës në fshat, ose siç quhen ndryshe, pajisja me AMTP (Akti i Marrjes së Tokës në Ponësi). Para pak kohe u kalua në Kuvend përfundimi i këtij procesi brenda 31 dhjetorit 2018.

“Kemi edhe një anë të errët të këtij procesi, i nisur që në vitin ’91 me ligjin 7501, do të duhej që t’i ndante tokën e ish-kooperativave bujqësore gjithë anëtarëve të tyre, por për fat të keq, në shumë raste është keqpërdorur nga funksionarë shtetërorë, komisione fshatrash, kryetarë komunash, etj., me qëllime përfitimi. Këta, në abuzim të pastër me pushtetin që kanë patur, kanë ndarë dhe përvetësuar si toka të koperativave bujqësore,toka dhe zona bregdetare që kurrë nuk kanë qënë prona të kooperativave, troje që kurrë nuk kanë qënë toka bujqësore, përfshirë brezin pyjor dhe ranor përgjatë bregdetit.
Janë ndarë duke i konsideruar si toka bujqësore, zona e rërës, së plazheve, është ndarë zona e brezit pyjor të bregdetit, janë ndarë kënetat ligatinat e moçalet e ultësirës, janë ndërruar zërat kadastralë duke kthyer tokat e pafrutshme në toka bujqësore, është vepruar mbi prona që kanë qenë jetë e mot prona shtetërore, poligone apo reparte ushtarake. Procesit ligjvënës, do ti nënshtrohen rreth 30.000 parcela përgjatë gjithë bregdetit shqiptar”.

Pas

Ledioni “braktis” spektaklin e Top Channel: Nuk do të jem më

Para

Shtimi i grabitjeve me armë dhe droga, Basha: Rama po përsërit skemën kur mbrojti Tahirin

Para
Basha: Nuk ka Kryeprokuror politik, mos qëndroni spektatorë por bashkojuni protestës

Shtimi i grabitjeve me armë dhe droga, Basha: Rama po përsërit skemën kur mbrojti Tahirin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.