Alexander Arvizu, ish-Ambasadori amerikan në Tiranë, është tërhequr nga puna në Departamentin e Shtetit. Një mesazh prekës në Facebook i bashkëshortes së tij, duket si ‘përcjellja e shoqes së jetës’ në mungesë të një ceremoniali zyrtar.
Mungesa e një Drejtori të Përgjithshëm, siç thuhet në statusin e Anne, bën që askush të mos i japë një përcjellje zyrtare, bashkë me amurin amerikan, një traditë e Departamentit të Shtetit. “Flamuri do të mbërrijë me postë’, shkruan ajo.
I kontaktuar nga Politiko.al, z. Arvizu thotë se ‘nuk jam pushuar nga puna, por as nuk m’u kërkua të vazhdoja me një post tjetër’.
Alexandër Arvizu mbante postin DAS (Deputy Asisstant Secretary of State) Ndihmës i dytë i Sekretarit të Shtetit për Drogën dhe Rendin dhe e ka vizituar Shqipërinë dy herë në këto kapacitete. Ai ishte në Tiranë në mes të krizës politike që kishte përfshirë vendin, pranverën e këtij viti, dhe u takuar me kryeministrin Rama, liderin e opozitës Basha dhe kryeparlamentarin Meta.
Ai vazhdoi t’i mbante lidhjet me Shqipërinë edhe pas shkëputjes nga Ambasada, dhe ka ende disa miq të mirë në Tiranë, në komunitetin e gazetarëve, artistëve, por edhe politikanëve. Alexander Arvizu ishte një Amabasador kontroversial, siç në fakt kanë qenë shumica e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri, kur nuk u kanë pëlqyer njërës apo tjetrës palë politike.
Ai u bë menjëherë qendra e vëmendjes, sidomos pas ngjarjeve të 21 janarit ku ai e quajti Kryeministrin Berisha ‘burrë shteti’. Komplimenti erdhi pas vendimit të Berishës për të mos zhvilluar një miting të mbështetësve të tij në të njëjtën ditë me parakalimin në Bulevard të shet të opozitës Rama. Po ato ditë ai habiti shumëkënd kur u shkëput për të takuar dhe shtrënguar duart me punonjës të Policisë së Shtetit diku në afërsi të ministrisë së Brendshme. Ajo që u duk si ‘marrje ane’ nga shumë analistë të majtë, ishte në fakt, respekti amerikan për institucionet.
Arvizu vazhdoi të mbetet shumë aktiv edhe pas këtyre ‘incidenteve’ dhe nuk iu shmang mundësive për t’i lënë të pakënaqur politikanët e dy krahëve në Shqipëri. Në fund të mandatit të tij, për arsye ende të paqarta, u shfaq një ftohje e fortë në marrdhëniet e tij me mazhorancën e asokohe që drejtohej nga Berisha. Ai e mbajti postin e Ambasadorit me ‘kohë ekstra’ duke qenë se Senati kishte bllokuar kalimin e disa ambasadorëve amerikanë në Europë. Arvizu ia la vendin Donald Lu, ambasadorit amerikan aktual, por siç thotë ‘me zemër nuk është larguar kurrë nga Tirana”.
Postimi i Anne, bashkëshortes së Arvizu:
Nesër është dita e fundit e Alex-it në Shërbimin e Jashtëm. Amerika po lejon që Departamenti i Shtetit të kolapsojë (rrëgjohet) dhe që ekspertiza e tij të avullojë, dhe ka ardhur koha që ai të merret me gjëra të tjera. As Drejtori i Përgjithshëm nuk do të jetë aty për t’i thënë ‘mirupafshim’ dhe shtrënguar dorën. Flamuri i Alex-it do të vijë me postë. Vite më parë, për herë të parë e pashë Shërbimin e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara në aksion në Ambasadën tonë në Phnom Penh. U impresionova. Të kthjellët, inteligjentë dhe kreativë-ekipi punonte pa orare dhe kalendarnë çështje që të thyenin zemrën: prostituimi i fëmijëve; trakimi i objekve me vlerë dhe drogës; korrupsionit të shtrirë dhe sigurinë e amerikanëve në një vend të paqëndrueshëm. Dhe Alex-i ishte më i miri i të mirëve. Ai e dinte se ishte një nder i madh të punonte për qytetarët e Shteteve të Bashkuara. Jam shumë krenare për të dhe karrierën e tij. Në darkat zyrtare në Kamboxhia, Mbreti eksentrik (i pazakontë) do t’i këndonte audiencave të tij diplomatike vëmendjengërthyera, dhe gjithmonë e mbyllte programin e tij të gjatë me këngën e vjetër “Sayonara.”
BIOGRAFIA
Ambasadori Alexander A. Arvizu u emërua si DAS në shkurt 2015. Para kësaj ai shërbeu si Ambasador i SHBA në Republikën e Shqipërisë në periudhën 2010-2015. Ai shërbeu dy mandate si zv.shef Misioni në Bangkok të Tajlandës (2004-2007) dhe në Phnom Penh të Kamboxhias (200- 2003). Detyra të tjera të tij nëpër botë përfshijnë Amabsadën amerikane në Seul të Koresë së Jugut dhe Konsullatën e Përgjithshme amerikane në Osaka-Kobe, Japoni.
Në Washington, Ambassador Arvizu ishte DAS për Azinë Lindore dhe Paqësorin me fokus politikat amerikane për Japoninë, gadishullin korean dhe Sigurinë Rajonale të Azisë, në periudhën 2007-2009. Prej 1998 deri në 1999 ai ishte pjesë e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, ku mbante postin e Drejtorit të Azisë Juglinodre dhe Oqeanisë. Më herët në karrierë ai ishte punonjës i Sekretariatit Ekzekutiv në Departamentin e Shtetit dhe më vonë Asistent i Posaçëm i Byrosë së Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit.
Ambasador Arvizu është një punonjës karriere në Shërbimin e Jashtëm (Senior) me gradën e Ministrit-Këshilltar. Në peridhën 2003-2004, ai ishte anëtar i Seminarit të 46-të të Senjorëve i pranuar si Programi më prestigjioz për Lidershipin Ekzekutiv për zyrtarët e qeverisë amerikane. Ambasador Arvizu u lind në bazën amerikane në Gumma, Japoni, dhe është amerikan i brezit të parë. E ëma ishte nga Kyoto e Japonisë dhe i ati, një veteran i Luftës së Dytë Botërore ishte lindur në Dolores Hidalgo në Meksikë. Familja e tij u vendos në Colorado Springs ku ai edhe u rrit. Ai është diplomuar në Georgetown University në vitin 1980. Ambasador Arvizu njeh disa gjuhë aziatike si japonisht, koreanisht, tajlandisht dhe khmere. /Politiko.al