Pas vendimit të palëve politike në vend për tu ulur në tryezën e diskutimeve për Reformën Zgjedhore, ka reaguar edhe Asambleja e Përgjithshme e OSBE-së.
Asambleja shprehet përmes një shënimi në Tëitter se e mirëpresin këtë tryezë si dhe nxisin palët politike në Shqipëri që të ulen në bisedime për zgjidhjen e krizës politike.
“I nxitim të gjitha palët në Shqipëri të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, sipas rekomandimeve të @osce_odihr “, thonë drejtuesit e @oscepa , duke përshëndetur tryezën e së mërkurës të mundësuar nga @OSCEinAlbania”, shkruhet në këtë reagim.
(F.GJ/FAXWEB.AL)