23:35 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Asambleja Kombëtare e Ramës në të njëjtën datë me kanonizimin e Nënë Terezës! E hëna e 4 shtatorit, “zgjon” jetën politike në Shqipëri

“Unë mund të bëj gjëra që ju s'i bëni dot; Ju gjëra që unë s'i bëj dot. Bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha!”

21:24 | 03/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Asambleja Kombëtare e Ramës në të njëjtën datë me kanonizimin e Nënë Terezës! E hëna e 4 shtatorit, “zgjon” jetën politike në Shqipëri

Kryeministri Rama dhe në ekran Shën Tereza

Tik-Tak…vetëm pak orë na ndajnë nga data 4 shtator.

Pse kjo datë përbën lajm?

4 shtatori është data e kanonizimit të Nënë Terezës, vendosur kjo nga Papa Françesku më 15 mars, pasi u provua plotësisht një mrekulli e dytë e saj.

Më 4 shtator 2016, dhjetëra mijëra pelegrinë u dyndën në Romë për kanonizimin e Shën Nënë Terezës së Kalkutës, murgeshës së vogël që ia kushtoi jetën më të varfërve, duke jetuar mes tyre dhe si ata.

Gjatë meshës në të cilën Papa Françesku e shpalli atë shenjtore, ai e përshkroi atë si një grua të shenjtë që mbrojti të palindurit, të sëmurët dhe të braktisurit dhe që turpëroi liderët botërorë për “krimet e varfërisë që ata krijuan vetë”.

Kanonizimi, në kuptimin e tij më të saktë historik, i referohet një deklarate papale që besimtarët katolikë mund të nderojnë një anëtar të veçantë të vdekur të kishës. Papët filluan të bënin dekrete të tilla në shekullin e dhjetë.

Shën Tereza

Rastësisht ose jo, Kryeministri Edi Rama në të njëjtën datë vendosi mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Në vitin 2020 në datën 18 janar Kryeministri Edi Rama ka ndarë dhe një citat nga Nënë Tereza.

“Unë mund të bëj gjëra që ju si bëni dot; Ju gjëra që unë si bëj dot. Bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha!”, është thënia shenjtores Terezë së cilës i është referuar Rama.

Menjëherë, në opinionin publik u bë një lidhje mes Asamblesë së 26 korrikut dhe deklaratave të fundit të Ramës ku paralajmëronte ndryshime në qeveri.

Muajt e fundit kanë qenë një damkosje për Partinë Socialiste, duke qenë se një numër i konsiderueshëm personash që i përkasin kësaj partie janë arrestuar ose ndaj tyre kanë filluar hetimet.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mendimi ka rreth këtij fenomeni, vetë lideri i PS-së, është shprehur se “kush ka ngrënë dardha pas shpinës sime të përballet me drejtësinë. Përgjegjësia është individuale. PS është forca e vetme që përkrahu këtë drejtësi të re”.

Kryeministri ka theksuar se ka besim absolut te Drejtësia e Re, ku jep një mbështetje të plotë për SPAK.

Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë asamblenë kombëtare më 4 shtator në orën 16:30 në Xibrakë.

Kryeministri Edi Rama

Asambleja do të sjellë surpriza brenda selisë rozë, jo vetëm në riorganzimin dhe riformatimin e strukturave përbërëse të partisë, por veçanërisht në caktimin e ministrave të kabinetit qeveritar.

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë në muajin korrik, u shkarkua i gjithë sekretariati i PS, të cilët do të zgjidhen nga Kongresi i PS-së në fund të shtatorit. Në muajin korrik, Damian Gjiknuri u shkarkua nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm në PS, duke u zëvendësuar nga Blendi Klosi.

Sakaq pati ndryshme në Ministrinë e Brendshme. Taulant Balla u emërua si Ministër i Brendshëm, pasi Bledi Çuçi u shkarkua nga detyra.

Shkarkimi i tij nga posti i Ministrit të Brendshëm, post të cilin e mbante prej 2 vitesh e gjysmë, erdhi pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fushë-Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja (mes tyre djali dhe vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahaman Rraja) dhunuan dy anëtarë të fisit Maja të cilët u ankuan për guroren e tyre.

Një tjetër zhvillim që do të ketë 4 shtatori është çelja e Kuvendit.

Kuvendi i Shqipërisë

Në orën 10:00, nis sesioni i pestë i legjislaturës së 10 në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo rinisje e punimeve të Kuvendit vjen me ndryshime në grupet parlamentare, me socialistët që do të kenë një drejtues të ri dhe kampet e PD-së që vijojnë të bashkohen disa e të ndahen disa të tjerë mes tyre.

Një sërë projektligjesh të mbartura nga sesioni i kaluar do të marrin kohën e tyre në javët në vijim. Ligji për bashkëpunëtorët e ish sigurimit, do të jetë prioritet për socialistët, ku personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të zgjidhen më në asnjë post të rëndësishëm e aq më pak të kandidojnë për deputet apo kryetarë bashkie. Kjo pikë i ka kaluar komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Avokati i Popullit, janë pika shumë të rëndësishme në këtë sesion të ri.

Kuvendi i zhvillon punimet vjetore kalendarike në dy sesione. Sesioni i parë i punimeve të Kuvendit fillon të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit.

Një tjetër ngjarje e 4 shtatorit? Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vijë në Tiranë në datat 4 dhe 5 shtator, me ftesë të homologut të saj Bajram Begaj.

Presidentja Vjosa Osmani

Mësohet se Begaj do ta presë Osmanin me Ceremoninë Zyrtare të Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në orën 10 të datës 4. Po në datën katër, pas takimit të dy presidentëve  do të zhvillohet edhe një takim i zgjeruar mes delegacioneve. Gjatë orës 11:40 – 12:05, dy homologët do të japin një konferencë për shtyp.

Sipas Presidencës, presidentja e Kosovës ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë, ku përmendim këtu takimin me Kryeparlamentaren Lindita Nikollën në orën 14: 35, në Kryesinë e Kuvendit.

Sakaq, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike në datën 4, në orën 12:00.

Bashkia Kukës

Rendi i ditës do të ketë shqyrtimin e kërkesës së PDSh-së për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023. Njëkohësisht dhe kërkesën e Berishës, për t’u regjistruar në garë me PD-në, sikurse dhe për PS-në, PL-në dhe Partinë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë.

Gjithashtu do të jenë në rend dite dhe projektvendimet për plotësimin e vakancave në bashki të ndryshme të vendit.

Këtë vit, data e kanonizimit të Nënë Terezës, do të përkojë dashje pa dashje me zhvillime dhe presione të shumta politike.

(Xh.H/FaxWeb.al)

Etiketa: edi ramanene terezaNis KuvendiVjosa OsmaniZgjedhjet në Kukës
Pas

“Kadastra në kaos të plotë”, Berisha: Pasiguri totale për titujt e pronësisë, dora e zezë e Ramës shkatërroi këtë shërbim

Para

Erik ten Hag liston katër gabimet nga gjyqtarët që rezultuan në humbjen nga Arsenali

Para
Erik ten Hag liston katër gabimet nga gjyqtarët që rezultuan në humbjen nga Arsenali

Erik ten Hag liston katër gabimet nga gjyqtarët që rezultuan në humbjen nga Arsenali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.