11:06 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Kadastra në kaos të plotë”, Berisha: Pasiguri totale për titujt e pronësisë, dora e zezë e Ramës shkatërroi këtë shërbim

"Vazhdon vjedhja e qytetarëve, të dhënat e Kadastrës të hakeruara nga Muçot e Ramës."

20:59 | 03/09/2023
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Serbia liron tre policët e Kosovës, Berisha: Falenderoj qeverinë amerikane, BE, NATO dhe Orban

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook i është rikthyer Kadastrës, për të cilën thotë se është në kaos të plotë.

Ai akuzon Kryeministrin Edi Rama për shkatërrim të këtij shërbimi, sikurse thotë se kanë paguar hakera për vjedhjen e të dhënave.

Më poshtë Berisha ka ndarë dhe një mesazh të të ashtuquajturve “qytetar digjital”, i cili ndan shqetësimin për çka po ndodh në atë institucion.

Berisha: Kadastra në kaos të plotë.

Vazhdon vjedhja e qytetarëve, të dhënat e Kadastrës të hakeruara nga Muçot e Ramës. Pasiguri totale për titujt e pronësisë. Qindra dhe mijëra qytetarë paguajnë shumë shtrenjtë për marrjen e shërbimit me procedurë të shpejtuar, dhe nuk e marrin ndonjëherë as me procedurë të zgjatur, dhe lekët nuk iu kthehen.

Dora e zezë e Edi Ramës me Muçon e tij shktatërroi këtë shërbim që ishte model funksional, që në vitin 2013 i ndërtuar nga ekspertë shqiptarë dhe i certifikuar nga Banka Botërore, e cila kërkoi që të përdorej edhe nga vende të tjera. Por në atë kohë qeveria nuk paguante hakera, për të vjedhë të dhënat e agjencive shtetërore, siç bën Edi Rama sot.

Ndërkohë “Famoze” Bici, që për aktet e saj anti-ligjore të kryera me urdhër të Ramës meriton dekada burg, keqtrajton punonjësit pa mbështetje politike, ndërsa ata partiakë marrin rrogat pa dalë në punë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe vjedhjen e qytetarëve nga Kadastra, keqtrajtimimin e punonjësve të ndershëm të këtij institicioni nga Bici i partisë, si dhe vjedhjen e të dhënave në sistemin e Kadastrës nga Muçot e Ramës.

Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.

“Përshëndetje Doktor

Në Kadastrën Shqiptare është një kaos i plotë. Hakerimi i të dhënave nga të njëjtët Muço që vodhën të dhënat e TIMS i bëjnë shumë të pasigurtë titujt e pronësise dhe japin mundësi të plote për falsifikime dhe manipulime. Qytetarëve iu grabiten paratë që paguajnë për shërbime që nuk i marrin. Ata paguajnë shumë shtrenjtë për shërbimin e shpejtë, por nuk marrin as shërbimin e shpejtë dhe pse paratë i kanë paguar. Drejtoreshë Bici sillet me punonjësit si bandite e vërtet Ajo i nxjerr ata me detyrim në punë të shtuna dhe të diela, theksoj me urdhër të Drejtoreshës Dallëndyshe Bici, që po tregohet shumë arrogante me punonjësit e Kadastrës. Vëllai im është jurist në Kadastrën Shqiptare, dhe e di mirë këtë informacion, sepse dhe sot që është e diel është ngritur herët dhe po shkon në punë me urdhër, ndërkohë që ka punonjës, të përkëdhelurit e partisë që janë punonjës në Kadastrën Shqiptare që marrin rrogat, dhe nuk vijnë ne punë, të tjerë që vazhdojnë pushimet dy muaj verë, dhe disa që nuk bëjnë asnjë punë, vetëm marrin rrogat duke ndjenjur dhe parë zyrat e Kadastrës, dhe Drejtorët po ashtu duke iu bërë presion të madh punonjësve të regjistrimit. Kadastra Shqiptare është në kolaps total, dhe Drejtoresha shfryn mllefin tek punonjësit hallexhinj, duke i detyruar të shtunën dhe të dielën të dalin në punë, URDHËR QË DHE NË KORENË E VERIUT NUK BESOJ TË JETË MË.

Faleminderit nëse e publikon, sepse këta ndryshe nuk kuptojnë. Askush nuk e ngre zërin. Ju lutem anonim.”

Etiketa: edi ramakadastraSali Berisha
Pas

Sa e fortë është në të vërtetë ushtria ruse?

Para

Asambleja Kombëtare e Ramës në të njëjtën datë me kanonizimin e Nënë Terezës! E hëna e 4 shtatorit, “zgjon” jetën politike në Shqipëri

Para
Asambleja Kombëtare e Ramës në të njëjtën datë me kanonizimin e Nënë Terezës! E hëna e 4 shtatorit, “zgjon” jetën politike në Shqipëri

Asambleja Kombëtare e Ramës në të njëjtën datë me kanonizimin e Nënë Terezës! E hëna e 4 shtatorit, "zgjon" jetën politike në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrest me burg për babanë e 17-vjeçares që qëlloi me plumb në kokë veten në Vlorë

Kryeministri Rama pret Presidentin e Emirateve: “Erdhët si një i afërm i dashur, që nuk i shkëput fijet e dashurisë”

PD kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve për qarkun e Tiranës dhe Durrësit, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankesën e demokratëve

Zbulohet Zënie e Paligjshme e Hapësirave Publike në Golem, Procedohen 4 Shtetas

Erdhi në Shqipëri për pushime, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt

Kërkon lirinë nga burgu, nis seanca në Apelin e Posaçëm për Ilir Metën

Situata e Zjarreve në Vend/17 Vatra në 24 Orët e Fundit, 4 Ende Aktive

Zbulohen parcela me kanabis, procedohen 3 zyrtarë për shpërdorim detyre në Shkodër

Aksident në Durrës, automjeti përplas të moshuarin te vijat e bardha

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Tatimet: Në 3 ditë inspektuam 87 subjekte, bllokuam 20 ton mallra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.