Në Plut të Shkodër 130 bimë Cannabis Sattiva u gjetën të kultivuara të vetmbira në mënyrë të çrregullt dhe u asgjësuan me anë te djegies nga policia. Po kështu u asgjësuan edhe 141 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva në fshatin Mgull.
DETAJE:
Më datë 15.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacineve policore dhe monitorimit nga ajri, në fshatin Kir, vendi i quajtur Prangull, lagja Marknonaj, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën të kultivuara të vetmbira në mënyr të çrregullt dhe u asgjësuan me anë te djegies gjithsejt 130 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu, në fshatin Mgull, vendi i quajtur Poshtë Qafës së Mgullës, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan gjithsejt 141 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Për këto raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar për këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve Narkotike” e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)