Presidenti Donald Trump sulmoi Nike të martën për atë që ai e quajti një ‘mesazh të tmerrshëm’ që sipas tij ‘Nike’ ka përcjellë duke përzgjedhur Colin Kaepernick si fytyrën e re për fushatën e reklamave.
“Unë mendoj se është një mesazh i tmerrshëm dhe një mesazh që nuk duhet të dërgohet. Nuk ka asnjë arsye për këtë, “tha Trump.
“Unë mendoj se është një mesazh i tmerrshëm. Nike është qiramarrës i imi. Ata paguajnë shumë qira, “, ka thënë Trump.
‘Nike’ ka një dyqan të madh pranë Trump Tower, edhe pse është duke u përgatitur për të lëvizur në vitin 2019. Është qiramarrësi më i madh i Organizatës Trump.
Ndërkohë vetëm disa orë pasi Colin Kaepernick u njoftua si fytyra e fushatës së re të Nike “Just Do It”, njerëzit nisën të protestonin.
Konsumatorët e mërzitur pas vendimit të Nike reaguan në Tëitter dhe publikuan videot e tyre duke shkatërruar veshjet e tyre që I përkisnin markës ‘Nike’.
Shumë pamje tregonin se njerëzit i vendosnin atletet dhe rrobat e tyre në zjarr ndërsa të tjerët i prenë çorapët.
Një përdorues Twitter që shkon me emrin Sean Clancy ka postuar video duke treguar një palë këpucë Nike duke u vënë zjarrin.
Vendimi i ‘Nike’ për të zgjedhur Kaepernick si fytyrën e saj të fushatës ka sjellë zemërim tek disa njerëz për shkak se Kaepernick ishte lojtari i parë i NFL që gjunjëzohej gjatë himnit kombëtar në shenjë proteste kundër racizmit.
“Kolin ka qenë një atlet i Nike që nga viti 2011,” tha të hënën zëdhënësja e Nike Sandra Carreon-John.
‘Colin është një nga shumë atletë që janë paraqitur si pjesë e 30-vjetorit tonë të ‘Just Do It.’
Kaepernick ishte një qendërmbrojtës me San Francisco për gjashtë vjet. Ai nxiti një polemikë kombëtare duke rënë në gju derisa himni amerikan këndohej përpara ndeshjeve gjatë sezonit 2016 të NFL. Ai e bëri këtë veprim për të tërhequr vëmendjen për vrasjet nga policët të njerëzve me ngjyrë. (B.H/Faxweb)