Kryeministri Edi Rama u kritikua se nuk mori mbështetje në asnjë projekt në Samitin e Triestes por sipas tij e vërteta nuk qëndron kështu.
“4 projekte morëm mbështetje dhe zumë kështu vendin e parë. Të dytin e zuri Bosnja-Hercegovia me dy projekte.
Ndër to janë ndërtimi i Bypassit të Lezhës, Zhvilimi i Sipërmarrjes dhe Turzimit në liqenin e Shkodrës. Bëhet fjalë për vlerën 3 milionë euro”, u shpreh drejtoresha e projekteve në konferencën për shtyp nga kryeminisitria.
Duhet thënë se të gjithë ekspertët ekonomikë shqiptarë që ishin pjesë e Samitit u shprehën se mungesa e projekteve bëri që Shqipëria të mos merrte asnjë mbështetje.
Kujtojmë po ashtu se gjatë samitit në mediat gjermane u përfol dhe për krijimin e Jugollavisë së Re me pjesëmarrjen e Shqipërisë, lajm të cilin Rama e quajti broçkull të madhe.
“Dua të nënvizoj rëndësinë e hapit të hedhur për organizimin e tregut të përbashkët rajonal, duke hedhur poshtë të gjitha broçkullat e nxjerra”, tha Rama.
(J.V/Shuplaka)