01:05 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Astrit Patozi: Ju tregoj hallin e Bashës dhe të vërtetën e Reformës Zgjedhore

13:15 | 21/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Patozi: Kush është me e rëndë Ruçi si kryetar Kuvendi apo shpallja si armike e popullit Jozefina Topallin ?

Ish-deputeti Astrit Patozi ka sulmuar serish sot kryetarin e PD-se, Lulzim Basha dhe ka zbuluar një të vërtetë që lidhet me grupin parlamentar të opozitës.

 “Ju tregoj ëndrën e Lulit” kështu e ka nisur reagimin e tij Patozi ku shprehet se Basha kur flet për Reformën Zgjedhore kërkon të largojë vëmendjen nga situata dramatike, që po kalon Partia Demokratike për shkak të tij.

“E thënë me dy fjalë, po bën sikur po punon. Ndaj mos prisni të nxirrni ndonjë qëndrim apo të mësoni ndonjë projekt të tij për reformën zgjedhore, sepse ai nuk ekziston.
I vetmi lajm dje ishte që konsultimi i kryetarit të PD me aleatët e zyrtarizon faktin që grupi parlamentar i opozitës kryesore tashmë numuron 4 anëtarë më pak.”, shprehet Patozi. 

 

REAGIMI I PATOZIT:

JU TREGOJ “ËNDRRËN” E LULIT

Mos kujtoni se Luli e di çfarë po kërkon, kur thotë se ka nisur betejën për reformën zgjedhore. 
Ata që gënjehen nga ky aksion i “vrullshëm” politik i fillimshtatorit, ose janë naivë, ose nuk e kanë njohur kurrë “fitimtarin” e 22 korrikut. 
Tani për tani, ai ka vetëm një hall, të largojë vëmendjen nga situata dramatike, që po kalon Partia Demokratike për shkak të tij. E thënë me dy fjalë, po bën sikur po punon.
Ndaj mos prisni të nxirrni ndonjë qëndrim apo të mësoni ndonjë projekt të tij për reformën zgjedhore, sepse ai nuk ekziston.
I vetmi lajm dje ishte që konsultimi i kryetarit të PD me aleatët e zyrtarizon faktin që grupi parlamentar i opozitës kryesore tashmë numuron 4 anëtarë më pak.
Sepse Mediu, Shehi, Ndoka dhe Dule tashmë janë edhe formalisht partnerët e Lulzim Bashës dhe, jo më deputetë të listës së tij.
Por, natyrisht, koha do të rrjedhë dhe dikur ai duhet të shprehet, nëse ka një ide se si e shikon të ardhmen e sistemit politik në Shqipëri. Por ëndrra e tij nuk është e vështirë për t’u lexuar.
Nëse një ditë do të pyetet apo do të ketë ndonjë gjë në dorë për të vendosur për Kodin e ri Zgjedhor, Lulzim Basha do të ishte i gatshëm të votonte gjithçka që do ta theksonte edhe më shumë bipolaritetin në politikën shqiptare. Pra, një reformë që mundësisht t’i shuante fare edhe ato pak parti të vogla, që kanë mundur të mbijetojnë. 
Sepse Luli nuk dëshiron gjë tjetër në këtè botë, veçse që zgjedhjet në Shqipëri të jenë një garë me vetëm dy konkurrentë dhe që ai të dalë gjithmonë i dyti.

(J.V/Shuplaka)

 

Pas

Zbardhet takimi i Xhafajt me ambasadoren e Holandës, cilat janë masat e reja që do merren në kufi

Para

Postimi surprizë i ambasadorit tonë në Francë: “Çdo perëndimor ka pakëz Greqi brenda vetes”

Para
Postimi surprizë i ambasadorit tonë në Francë: “Çdo perëndimor ka pakëz Greqi brenda vetes”

Postimi surprizë i ambasadorit tonë në Francë: “Çdo perëndimor ka pakëz Greqi brenda vetes”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.