05:39 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Astrit Patozi: Kjo qeveri po kalbet, vendi po lundron në depresion

22:23 | 18/01/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Astrit Patozi: Kjo qeveri po kalbet, vendi po lundron në depresion

Ish- deputeti i Partisë Demokratike ka kritikuar qeverinë e ‘Rilindjes’ duke u shprehur se ky vend po lundron në depresion, ndërkohë që anija e qeverisë ka mbetur prej muajsh në stere.

“Rilindja” po mbytet ngadalë, por në mënyrë të pakthyeshme, kryesisht prej skandaleve të veta. Ndaj mos lusni që të gjeni optimizëm aty, ku ka bërë strehë prej shumë kohësh dëshpërimi.” shkruan Patozi 

Postimi i plotë

KJO QEVERI PO KALBET

Nese fotot panoramike të mëngjesit tek profilet në rrjetet sociale të kryeministrit quhen punë, timonieri i “Rilindjes” po qeveris mirë. Nëse pemët që mbillen live në TV nga lali Eri quhen pyll, Tirana gjithashtu po lulëzon dita-ditës.
Nëse legjendat për SPAK, KLP apo “peshq të mëdhenj”, që ndodhen vetëm pak centimetra larg rrjetës do të merren seriozisht, drejtësia ideale ka mbërritur tashmë në Shqipëri. Dhe neve nuk na mbetet tjetër, veç të rrojmë e të shohim.
Por e vërteta është se ky vend po lundron në depresion, ndërkohë që anija e qeverisë ka mbetur prej muajsh në stere. Dhe nuk ka rimorkiator që mund ta nxjerrë në breg.
Vezirët e sulltanit janë mbytur nga pesha e ministrive të stërmëdha, sepse timonieri vazhdon të mendojë se qeverisja është një lojë fantazie, që edhe mund të vizatohet.
Nuk është e sigurt nëse do t’u mjaftojnë 4 vitet për ta ndrequr atë çmenduri gjysëm delirante dhe gjysëm korruptive, që u quajt reformë e ekzekutivit. A thua se kishte ndodhur rotacion i fortë politik, dhe nuk ishte i njëjti kryeministër.
Por, edhe pse ka shkaktuar një ngërç traumatik, “piktura”
e fundit e Edi Ramës në trajtë qeverie nuk është e keqja më e madhe.
“Rilindja” po mbytet ngadalë, por në mënyrë të pakthyeshme, kryesisht prej skandaleve të veta. Ndaj mos lusni që të gjeni optimizëm aty, ku ka bërë strehë prej shumë kohësh dëshpërimi. 
Mos e kërkoni zgjidhjen tek administrata e hutuar, jo aq nga organigrama salamandër e timonierit, që ka bashkuar peshqit me delet, dhe ka ndarë pemët nga gjethet, sesa nga hija e dosjeve të drogës dhe të korrupsionit, që nuk lënë askënd të ngrohet.
Shqipëria nuk po qeveriset, por prej muajsh po zvarritet, sepse mazhoranca thjesht po e administron pushtetin. Kjo qeveri po kalbet, duke u përpjekur të na e hedhë nga zgjedhja nē zgjedhje dhe nga protesta në protestë edhe për shkak të paaftësisë dhe përgjegjësisë sonë.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Astrit Patozidepresionqeveri
Pas

Mediat dhe Facebook-u, fundi i një dashurie

Para

Oficerja bie nga kali dhe lëndohet, gjesti i njerëzor i Papa Franceskut nuk duhet humbur (FOTO-VIDEO)

Para
Oficerja bie nga kali dhe lëndohet, gjesti i njerëzor i Papa Franceskut nuk duhet humbur (FOTO-VIDEO)

Oficerja bie nga kali dhe lëndohet, gjesti i njerëzor i Papa Franceskut nuk duhet humbur (FOTO-VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.