Lidhja romantike mes çiftit më të përfolur të BBVA, shpesh vendoset në qendër të mediave rozë se është e shtirur dhe lojë.
Pavarëshit këtyre kritikave, Kiara ka vendosur të flasë me anë të një postimi, ku edhe ka hedhur kunja se të tjerët u munduan ti ndanin.
Ajo edhe pse jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”,vazhdon ta mbështesë Luizin. Me postime të shpeshta, ajo nuk ka ngurruar të tregojë se sa krenare është për rrugëtimin e partnerit të saj brenda shtëpisë.
Meridiani ndërkohë në sfond të videos së Luizit dhe Kiarës shkruan se durimi dhe koha arritën të vërtetojnë dashurinë e tyre.
Ndërkohë, në një tjetër postim ajo shkruan: “Qentë le të lehin, karvani ecën përara”.
Mesa duket këto mesazhe të nënkuptuara i drejtohen dikujt në veçanti…. por kujt vallë?