10:45 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, Bislimi dhe Petkoviç takohen më 4 prill në Bruksel

13:03 | 29/03/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, Bislimi dhe Petkoviç takohen më 4 prill në Bruksel

Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, është caktuar për të martën, 4 prill, kanë konfirmuar zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të shkojnë javën e ardhshme në Bruksel për të “diskutuar për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, kanë thënë zyrtarët evropianë.

Të hënën, më 28 mars, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se ky takim do të organizohet me ftesë të ndërmjetësuesit të dialogut, Mirosllav Lajçak.

Takimi i negociatorëve kryesorë është i pari pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar për tekstin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, më 27 shkurt.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka raportuar për rezultatin e takimit në Ohër, para ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, si dhe para udhëheqësve të shteteve të bllokut evropian.

Në samitin e mbajtur më 23 dhe 24 mars në Bruksel, liderët e BE-së kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur nga liderët e Kosovës dhe Serbisë, dhe u kanë bërë thirrje të dyja palëve të “përmbushin obligimet e tyre në mënyrë të shpejtë dhe në mirëbesim”.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje. REL

Pas

“Ata na hodhën helm e gënjeshtra, ata e dinin mirë sa të deshta”, kë po thumbon Kiara pas daljes nga BBV

Para

Kandidat për Avokatin e Popullit, Besim Ndregjoni: Institucioni të kthehet në dispozicion të qytetarëve, më janë dhunuar të drejtat…

Para
Kandidat për Avokatin e Popullit, Besim Ndregjoni: Institucioni të kthehet në dispozicion të qytetarëve, më janë dhunuar të drejtat…

Kandidat për Avokatin e Popullit, Besim Ndregjoni: Institucioni të kthehet në dispozicion të qytetarëve, më janë dhunuar të drejtat...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

Godina e fundit për t’u shembur, për herë të parë do të përdoret shpërthim me tritol në Theth

Ministri i Jashtëm rus Lavrov takim me Xi Jinping, diskutime për kontaktet dypalëshe dhe vizitën e Putin në Kinë

Ultimatumi i kryeministrit për bashkitë, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh dhe Prrenjas

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

Kosova pranon autoblinda amerikane, pilotët e FSK-së përfundojnë trajnim në Turqi

Shpërndante kokainë në Valias, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.