Kreu i PD, Lulzim Basha sot ka përcjellë mesazhe të forta duke shpërndarë thënien e ish- presidentit amerikan John F. Kennedy për qeverisjen. Shprehja ka të bëjë me revolucionin, paqen dhe dhunën, të cilën ia dërgon si mesazh qeverisë. “Ata të cilët e bëjnë të pamundur revolucionin në paqe, e bëjnë të pashmangshëm revolucionin e dhúnshëm”, është ky mesazhi i Kennedy i ndarë nga Basha.
Kujtojmë se së fundmi opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord të finalizojnë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore të cilën sot e kanë dorëzuar në Kuvend ku do të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve.