02:01 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Rusia i afrohet qytetin kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit

07:23 | 13/12/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rusia i afrohet qytetin kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit

Forcat ruse vazhdojnë t’i afrohen qytetit strategjik në lindje të Ukrainës, Pokrovsk, derisa përpjekjet diplomatike janë rritur për t’i dhënë fund luftës më të madhe në Evropë ndër dekada.

Sipas platformës online të hartave të luftës, Deep State, trupat ruse janë afruar 3 kilometra pranë pjesës lindore të Pokrovskut, i cili është kryqëzim kyç për Ukrainën, si dhe furnizuesi i vetëm i brendshëm i vendit për koks.

“Duhet të ndërmerren vendime jokonvencionale për ta zgjatur qëndresën e mbrojtjes sonë dhe për ta shkatërruar më shumë pushtuesin”, tha gjenerali Oleksandr Syrskiy, kryekomandanti i Ukrainës.

“Luftë jashtëzakonisht e ashpër në fushëbeteja. Rusët po i përdorin të gjitha forcat në përpjekje për ta thyer mbrojtjen tonë”, shkroi ai në Facebook. Kjo zonë prej muajsh është dëshmitare e disa prej beteja më të ashpra nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës prej Rusisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili vizitoi vijat e frontit në rajonin e Zaporizhjas të enjten, ka kërkuar përforcime, pasi duket se pozicionet ukrainase po hasin në vështirësi për ta përballuar përparësinë e Rusisë në ushtarë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Serhiy Filimonov, komandanti i batalionit të 108-të “Da Vinci Wolves”, paralajmëroi se arsyeja kryesore e humbjeve derisa Rusia po çan përpara drejt Pokrovskut, janë “detyrat joreale” për trupat në këtë rajon, duke marrë parasysh numrin e ushtarëve të tyre.

Luftimet në fushëbeteja janë ashpërsuar pasi të dyja palët janë duke synuar t’i përforcojnë pozicionet e tyre, pasi ka shenja për një armëpushim të mundshëm dhe për bisedime për paqe në muajt në vijim.

Vrulli diplomatik

Ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë u takuan në Berlin të enjten për të biseduar rreth ndihmës për Ukrainën, ndërsa kryeministri polak, Donald Tusk, vendi i të cilit është mbështetës i fortë i Ukrainës fqinje, e priti presidentin francez, Emmanuel Macron, në një takim në Varshavë për të biseduar për hapat pas luftës.

Liderët nga e gjithë Evropa po përpiqen t’ia dëshmojnë presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i cili do ta marrë detyrën më 20 janar, se ata janë të gatshëm ta bartin barrën që u takon për t’i dhënë fund luftës pothuajse trivjeçare në Ukrainë.

Trump ka pohuar se ai mund t’i japë fund luftës për 24 orë, duke ngjallur shqetësim se ai mund ta detyrojë Ukrainën t’i dorëzojë territor Rusisë, duke e rrezikuar sigurinë e BE-së.

Në një Deklaratë të ashtuquajtur “Deklarata e Berlinit”, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Polonisë, Italisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, nënvizuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kievin.

“Ne jemi të përkushtuar për t’i siguruar Ukrainës garanci të palëkundshme të sigurisë, duke përfshirë mbështetje afatgjate ushtarake dhe financiare”, tha deklarata.

Takimi në Berlin u organizua nga ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Pas takimit me Macronin, Tusk tha se Polonia nuk ka plane për të dërguar trupa në Ukrainë.

Një media polake raportoi në prag të takimit se Tusk dhe Macron do të diskutonin mundësinë e dërgimit të një force paqeruajtëse evropiane prej 40.000 ushtarësh në Ukrainë.

Zelensky ka kërkuar vazhdimisht garanci të forta sigurie, përfshirë anëtarësimin në NATO, duke thënë se ndryshe nuk mund ta ndalesh Rusisë nga kryerja e pushtimeve të tjera.

Tusk dhe Macron, të cilët u takuan para mbledhjes së ministrave të BE-së, riafirmuan se çdo marrëveshje paqeje në Ukrainë duhet të përfshijë ukrainasit.

“Ne do të punojmë me Francën për një zgjidhje që do të mbrojë mbi të gjitha Evropën dhe Ukrainën”, tha Tusk.

Kryeministri polak tha dy ditë më parë se bisedimet për paqen mund të fillojnë “në dimër”./Rel/

 

Pas

U rëndit në vendin e dytë në Kupën e Botës për ski, Manastirliu mirëpret Colturin: Mbajte lart flamurin e Shqipërisë

Para

“Metro”: Pushime në Shqipëri, destinacioni “parajsë” i Mesdheut

Para
“Metro”: Pushime në Shqipëri, destinacioni “parajsë” i Mesdheut

“Metro”: Pushime në Shqipëri, destinacioni “parajsë” i Mesdheut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.