Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Toulouse të Francës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e së hënës, në lagjen Arenes të Toulouse-së.
Mediat franceze raportojnë se shqiptari ka pësuar plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital. 40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është plagosur në kokë. Ai është gjetur përtokë, në afërsi të stacionit të metrosë rreth orës 1:30 të mëngjesit të ditës tjetër. Ai ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë. (D.D/Shuplaka)