Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Shkodër ku në lagjen ‘Rus’ u ekzekutua Fatos Ferracaku dhe u plagos Fatmir Meaj.
Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se viktima Fatos Ferracaku është baba i 4 fëmijëve. Ai është 40 vjeç, dhe jo 31 vjeç siç u raportua në fillim.
Fax News ka siguruar foton e viktimës, Fatos Ferracaku.
Viktima Fatos Ferracaku
Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se autori ka zbritur nga motori dhe ka qëlluar Ferracakun në kokë dhe lënë të plagosur Fatmir Meajn.
Identifikimi i autorëve të kwsaj ngjarjeje duket të jetë i vështirë pasi ata kanë qenë me skafanda. Pasi janë larguar nga vendngjarja kanë djegur dhe motorin të cilin e kanë përdorur për të kryer aktin kriminal.
Në videon e mëposhtme shihet dhe motori i djegur pas atentatit çka tregon se policia është vënë shpejt në gjurmët e tij, po jo të autorëve.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.
Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.
Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post