Ajo rrallë herë ka komentuar në lidhje me marrëdhënien së saj me Bill Klinton gjatë viteve. Këtë herë, megjithatë, Monika Lewinsky theu heshtjen për dokumentarin “Çështja Clinton”, ku zbuloi disa detaje, që deri më tani nuk i kishte zbuluar ndonjëherë. Ashtu si ato njollat e famshme, të gjetura në rrobat e saj, qw dyshohet tw jetw sperma e presidentit të atëkoshëm të gjetura në veshjet e saj.
Është e njëjta Lewinsky, në një episod që ka treguar më në fund të vërtetën pas historisë turpëruese. Ish-stazhistja është shprehur absolutisht e sigurtë që nuk i kishte vënë re njollat e gjetura në rrobat e saj blu. Kujton që është thirrur në zyrë me premtimin e disa dhuratave, në fakt Klinton i ka dhuruar një kapëse flokësh dhe një kopje të librit të Walt Whitman.
Të dy ata u spostuan më pas në banjo ku vëmendja e presidentit ndaj saj ishte fizik.
Lewinsky dhe presidenti, sipas asaj që rrëfen ajo kanë patur një raport intim dhe para se të ndaheshin janë përqafuar me njëri tjetrin. Nga aty, disa njolla mbetën në veshjet e saj. Lewinsky zbulon se në darkën që vijoi asnjë nuk i tha: “Shko në banjo dhe pastrohu. Je bërë pis.”
Sapo u kthye në shpi, kur pa njollat, stazhistja mendoi që ishte njollosur me spinaq. Në dokumentar, Lewinsky nuk zbulon vetëm detaje të marrëdhënies së seksuale me presidentin e SHBA-ës.
Ajo ka zbuluar edhe ndjesinë e saj pas skandalit. Në një episod e mbytur nën lot, kujton momentin në të cilin FBI i kërkoi të bashkëpunojë në lidhje me hetimet për Klinton dhe të bëhej informatore.
Në atë kohë ajo mendoi të hidhej nga dritarja: “E vetmja mënyre, për të dalë ishte vetëvrasja”, kujton ajo pas 20 vitesh.(J.D/Faxweb.al)