22:45 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Atentati me snajper, nis gjyqi ndaj Ergys Kolaverit, zgjat vetëm pak minuta

17:49 | 19/05/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Atentati me snajper, nis gjyqi ndaj Ergys Kolaverit, zgjat vetëm pak minuta

Nis gjyqi ndaj Ergys Kolaverit, i dyshuar si autor i atentatit me snajper në burgun e Vaqarrit ndaj Gazmir Dacit, të cilin e bënte përgjegjës për vrasjen e njërit vëlla dhe plagosjen rëndë të tjetrit.

Seanca e sotme zgjati vetëm pak minuta, pasi kushëriri i tij, Enea Ceka, i akuzuar për moskallëzim krimi, i cili është hetuar në gjendje të lirë, nuk ishte i pranishëm në sallë. Në këto kushte gjykata vendosi ta shtyjë seancën dhe urdhëroi policinë gjyqësore të njoftojë të pandehurin.

Ergys Kolaveri akuzohet për atentatin në pasditen e 30 korrikut të 2016-ës ku i pandehuri organizoi një atentat ndaj Gazmir Dacit, i cili ndodhej në burgun e Vaqarrit në pritje të gjykimit.

Prokuroria thekson se Kolaveri i pajisur me një armë të sofistikuar snajper ishte vendosur në një distancë të largët në ambjentët e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim.
Plani për të marrë gjakun e vëllait, nuk shkoi si duhet pasi nuk mundi ta vrasë atë që e konsideronte si hasmin e tij, por la të plagosur një të paraburgosur, shtetas i kosovës. Më pas atentatori u largua me shpejtësi me një makinë tip “Benz”.

(S.SH/SHUPLAKA)

 

Etiketa: atentatiErgys Kolaverisnajper
Pas

Gjurmët e gishtave, Europol nxjerr të pastër 5 deputetët shqiptarë

Para

Marrëveshja u arrit, Rama darkë me 140 kandidatët për deputetë

Para
Marrëveshja u arrit, Rama darkë me 140 kandidatët për deputetë

Marrëveshja u arrit, Rama darkë me 140 kandidatët për deputetë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.