19:06 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

18:40 | 14/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas një atentati në shtetin e Minnesotës, ku humbi jetën përfaqësuesja demokrate Melissa Hortman, si dhe bashkëshorti i saj, Mark Hortman, ndërsa u plagos rëndë senatori i shtetit, John Hoffman dhe gruaja e tij.

Në një deklaratë të shpërndarë nga Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në rrjetin social X, Trump e ka cilësuar ngjarjen si një “sulm të qëllimshëm kundër ligjvënësve të shtetit”.

Ai thekson se një dhuna e tillë, e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam informuar mbi të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Minnesota, të cilat duket se kanë qenë një sulm i synuar ndaj ligjvënësve të shtetit.

Prokurorja jonë e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe FBI janë duke hetuar ngjarjen dhe do të ndjekin penalisht çdo person të përfshirë deri në masën më të plotë që lejon ligji.

Dhuna e tillë e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë njerëzit e mrekullueshëm të Minnesotës – një vend vërtet i jashtëzakonshëm!”, shkruan Shtëpia e Bardhë.

Sipas informacioneve të publikuara nga policia, autori i dyshuar i vrasjes së Melissa Hortman ishte maskuar si oficer policie. Ai kishte një uniformë dhe stemë të ngjashme me atë zyrtare dhe drejtonte një automjet që ngjante me makinat e policisë, gjë që e bëri të mundur hyrjen në pronën e viktimave pa dyshime.

Superintendenti i Minnesotës, Drew Evans, deklaroi se rreth orës 02:00 të mëngjesit, autoritetet morën një telefonatë urgjente për incidentin që përfshinte senatorin Hoffman dhe bashkëshorten e tij.

Rreth orës 03:35, gjatë një kontrolli proaktiv në shtëpinë e Hortman, oficerët hasën në armë dhe shkëmbyen zjarr me të dyshuarin, por ky i fundit arriti të arratisej.

Pas

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Para

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Para
Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

 



Të Fundit

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

Bombarduesit B-2 të SHBA në pozicion luftarak përballë Iranit, “të armatosur rëndë”

Irani humbet një tjetër shkencëtar të energjisë bërthamore, vdekja konfirmohet zyrtarisht

Gjenevë/Zyrtar iranian: Propozimet e BE-së nuk janë të zbatueshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.