23:17 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit/ Gazetari ngre pikëpyetjen e madhe: A do të merren në pyetje Rama dhe Braçe?!

13:09 | 02/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Edi Rama ia bëri Vetingun me plumba”, gazetari hedh akuza të forta: Kush fshihet pas atentatit të Ndojës

Gazetari Basir Çollaku në një intervistë të dhënë për Fax news, ka folur lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e djeshme në drejtim të prokurorit Arjan Ndoja, Landi Muharremit dhe Andi Malokut.

Çollaku tha se sipas të gjitha provave që dihen derimë tani objektiv i atentatit ka qenë prokurori Ndoja, dhe përmendja kaq e shpeshtë e Muharremit, bëhet me qëllim për të mbuluar me tymnajë të gjithë çështjen.

Gazetari thotë më tej se çështja që fshihet pas atentatit ndaj Ndojës është tejet e komplikuar, pasi ka një ndërthurje mes politikës dhe konflikteve të ndjeshme të pronës, ku ndërthuren dhe element të krimit.

“A do ta kemi ne kryeministrin dhe zv kryeministrin dëshmitar për këtë çështje?!”, kjo ishte një nga pyetjet e ngritura nga ana e gazetarit, që sigurisht do të mbetet pa përgjigje, pasi në rast se kjo do të realizohej do të ishte një nga lëvizjet më të forta të drejtësisë shqiptare.

“Një nga pistat ku po hetohet është ajo për shkak të detyrës së zotit Ndoja, më bën të dyshoj sasia e madhe e tymnajës që jepet për një nga personat e gjetur në makinë, Rumi apo Landi. Pse bëhet përsëritja e asaj që nxirret në media, nuk i kam parë kolegët që të pyesin se pse ky personi që dyshohet për vrasjen e biznesmenit u la i lirë.

Ç’ndodhi me këtë investim që pritej të ishte rreth 2 miliardë euro, një nga të shoqëruarit është Plarent Dervishi, një emër i njohur i botës së sherreve. Kanë shkuar drejt mjetit të prokurorit, duke e ditur që ajo përdorej prej kohësh prej tij, a kanë pasur dijeni se ka qenë shofer apo pasagjerë kjo pritet të shihet më vonë.

Askush nuk besoj se mendon se shoferi ka qenë shënjestër e atentatit, prokurori dhe personi tjetër janë pistat e mundshëm, kjo dosje është e vjetër se ka nisur me çështje të tjera, ka shumë derivate që janë marrë rast pas rasti. Kryeministri i vendit ka thënë se prkurori është i lidhur me krimin dhe me horrat, kjo deklaratë e tij e kompromenton çështjen, ky prokuror më herët kishte marrë masë sigurie për kreun e PS-së në Durrës.

Pse janë të shqetësuar Braçe dhe Rama, pse nuk presin mbarimin e hetimeve, që të shprehet Gjykata me një vendim, gjykimi i një çështje, konkretisht në rastin Ndoja, fajëson më shumë politikën. Kryeministri motivon personat që janë lidhur me krimin që të godsasin prokurorin.

Ti nuk mund të akuzosh një prokuror, pse nuk e çon informacionin që ke në zyra të tjera shtetërtore, nuk mund ta përdorësh këtë për presione. Ndoja është takuar një ditë më parë me Theo Jacobs, dhe kanë qendruar gjatë, çfarë është biseduar?!

Nuk dua të konkludoj për të ardhur në një pistë të vetme, por përpjekja për ta kanalizuar vëmendjen mediatike te personi tjetër, Muharremi, është diçka që bëhet qëllimisht, nëse ky personi paska qenë kaq i rrezikshëm, atëherë pse shëtiste i lirë.

Pse duhej që atentati ndaj Muharremit të bëhej në makinën e një njeriu të drejtësisë. Ka një lloj alibie që po bëhet dhe nga politika, që një prokuror që qendron me persona me precedent, nuk ka problem që ti ndodhë një atentat i tillë. Njohjet mes Ndojës dhe personit me precedent penalë, mund të kenë qenë dhe prej detyrës së mparshme të tij, si avokat.

Mund të kemi raste më të rënda nesër, pasi krimi nuk ka më frikë nga shteti”, u shpreh Çollaku.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: basir collakubasir collaku arjan ndojacollaku ndoja
Pas

Ilir Meta apel në ditën e gazetarëve: Media sot, në gjendjen më të rëndë dhe shqetësuese

Para

“Si na kërcënonte ”Rumi” me armë”, Salianji nxjerr detajet: Bënte ligjin në zgjedhjet e 2015-tës në emër të Ramës!

Para
“Si na kërcënonte ”Rumi” me armë”, Salianji nxjerr detajet: Bënte ligjin në zgjedhjet e 2015-tës në emër të Ramës!

"Si na kërcënonte ''Rumi" me armë", Salianji nxjerr detajet: Bënte ligjin në zgjedhjet e 2015-tës në emër të Ramës!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.