14:27 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Atentati në Fier, të vëllait të Shkëlzen Kastratit i bënë pritë por nuk e vranë dot. I arrestuar për gjobvënie dhe…

11:29 | 01/02/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Atentati në Fier, të vëllait të Shkëlzen Kastratit i bënë pritë por nuk e vranë dot. I arrestuar për gjobvënie dhe…

Detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi që ndodhi paraditen e sotme në Sheq të Fierit, ku mbeti viktimë 40-vjeçari Shkëlzen Kastrati.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Kastrati, i cili u ekzekutua sot me dy plumba është vëllai i Klement Kastratit,  të cilit po ashtu i është bërë një atentat 5 vite më parë në Fier, nga i cili mbeti i vrarë një prej miqve të tij Granit Kasaj.

Klement Kastrai i vëllai i viktimës së sotme ka qenë i arrestuar nga policia për gjobvënie dhe trafik droge në Belgjikë dhe në Hollandë.

Klement Kastrati ishte vënë nën hetim dhe për një plagosje të ndodhur më herët në Fier, dhe duket se ngjarja e sotme të jetë vazhdim i përplasjes mes grupeve kriminale. Vëllezërit Kastrati kanë pasur përplasje me një tjetër personazh të njohur të botës së krimit në Fier, Altin Binjakun.

Ngjarja sot

Shkëlzen Kastrati është personi i ekzekutuar me dy plumba paraditen e sotme në Fier, në zonën e tregut në Sheq.

Kastrati u ekzekutua pak minuta më parë pranë zonës së tregut në Sheq të Fierit, teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij “Mercedes Benz”, ndërsa trupi qendroi për minuta të tëra brenda në makinë.

Gazetarja e Fax News Fatmira Bajrami raporton live nga vendngjarja se Kastrati është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij tip “Mercedez Benz”, i vrarë me armë zjarri, me dy plumba.

Siç shihet dhe nga pamjet makina ku gjendet trupi i viktimës ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur me një tjetër mjet, duke qenë se drejtuesi ka humbur kontrollin pasi është qëlluar me armë.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Sheqit, e cila është një pikë mjaft e mbipopulluar në qytetin e Fierit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Fierit, që po krehin zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Duke qenë se ngjarja ka ndodhur në një orar kur zona ka pasur prani të madhe qytetarësh, Policia është duke shoqëruar dëshmitarë që mund të kenë parë skemën në të cilën kanë ndodhur krimi.

Mjeti tip “Range Rover” me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët është duke u djegur në momentet që flasim në zonën ku do të ndërtohet spitali i ri rajonal i Fierit.

Njoftimi i policisë për vrasjen

Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Atentati në Fier ndaj Shkëlzen Kastratit, gjendet e djegur një makinë në afërsi të vendit ku po ndërtohet spitali rajonal (Deklarata e policisë)

Para

Vlorë/ Nga dhuna në familje te trafikimi i mjeteve motorike, arrestohen dy persona. Procedohet një tjetër pasi ushtroi dhunë ndaj policit të burgut

Para
Vlorë/ Nga dhuna në familje te trafikimi i mjeteve motorike, arrestohen dy persona. Procedohet një tjetër pasi ushtroi dhunë ndaj policit të burgut

Vlorë/ Nga dhuna në familje te trafikimi i mjeteve motorike, arrestohen dy persona. Procedohet një tjetër pasi ushtroi dhunë ndaj policit të burgut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premtoi armë për Ukrainën, Zelensky pret në Kiev të dërguarin e SHBA-ve, Kellogg

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, vijojnë përpjekjet për frenimin e flakëve, pritet ndërhyrja nga ajri

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar

Plagosje në Vlorë, një 17-vjeçare u paraqit në spital në gjendje të rëndë, policia njoftim zyrtar

Tre vatra zjarri aktive në Drenovë të Mallakstrës

‘Furtunë’ dorëheqjesh edhe në Korçë, kryetarët e njësive administrative dorëhiqen pas ultimatumit të Ramës

Berisha: Dënoj me forcën më të madhe krimin shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori dhe dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet 31 vjeçari

Tiranë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”

Hasani takon Zëvendëskryeministren e Ukrainës, riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.