20:53 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Atentati në Vlorë/ Zbardhet dëshima e Ferdinand Llanajt: Duan të më eliminojnë

16:16 | 02/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO-FOTO/ Si ka përfunduar ”Benzi” pas 20 gëzhojave të kallashnikovit në Vlorë

Ferdinand Llanaj ka deklaruar para hetuesve se nuk ka mundur të shikojë asnjë prej atentatorëve të tij që e sulmuan një ditë më parë në rrugën Transballkanike në Vlorë. Burime nga organi i akuzës thonë se 39-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se dyshon që ngjarja të ketë ndodhur për hakmarrje.

“Duan të më eliminojnë. Nuk kam parë asnjë. Dyshoj se ndodhi për hakmarrje”, mësohet të ketë deklaruar Ferdinand Llanaj.

39-vjeçari, edhe pse i plagosur dhe po mjekohet në spital, ai është në gjendje arresti nga policia. Blutë e qytetit bregdetar provuan se pistoleta e gjetur pranë vendit të atentatit i përket Ferdinand Llanajt, armë të cilën e mbante pa leje.

Një gëzhojë pistolete u gjet nga ekspertët kriminalistë në vendngjarje, që do të thotë se Llanaj u ishte kundërpërgjigjur me armë atentatorëve të tij. Atij ju sekuestruan edhe 1.6 milionë lekë të rinj, thotë policia, para që u gjetën brenda mjetit “Mercedes-Benz” me të cilin ai udhëtonte së bashku me mikun e tij Dritan Begaj, që mbeti gjithashtu i plagosur. Burimet sqarojnë gjithashtu se automjeti “Renault Clio” që u sekuestrua nga policia, është marrë në cilën e provës materiale pasi ishte prekur nga plumbat e kallashnikovit të atentatorëve. Ai nuk ka lidhje me dinamikën e ngjarjes, por ishte i parkuar pranë vendit të krimit. Nga të shtënat e armëve u plagos lehtë në krah edhe djali 8-vjeçar i Ferdinand Llanajt, i cili ndodhej pranë automjetit të të atit.

Ndërkohë, ekspertët do të analizojnë dy kallashnikovët e gjetur brenda BMË-së që u gjet e djegur në fshatin Kafaraj të Fierit. Hetuesit kanë dyshime të forta se makina dhe armët u përkasin atentatorëve të Llanajt.

Pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, por në dy drejtime të ndryshme. E para është ajo e konflikteve e masakrës se Çoles në 2015 ku vëllai i Ferdinand Llanajt, Aleksandri së bashku me miqtë e tij Ani Begaj dhe Bertil Aliaj vranë 3 të rinjtë Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. E lidhur me këtë histori sipas burimeve te policise, është dhe vrasja e biznesmenit Erven Hyseni në sheshin e Flamurit në Vlorë, ku mbeti i vdekur aksidentalisht edhe drejtori i OSHEE në Vlorë Roland Saliu. Erven Hyseni ishte daja i një prej të vrarëve të masakrës së Çoles.

Pista e dytë është zinxhiri i hakmarrjeve që familja Llanaj ka me familjen Xhaferri në Selenicë, që ka shkaktuar 3 të vrarë. /tvklan/

 

Etiketa: atentativlore
Pas

Reagon Lulzim Basha pas deklaratës së fortë të Donald Lu-së: Vendi është në një katastrofë totale, në prag të një gremine!

Para

Skënderbeu i vetëm në krye të klasifikimit, mund 1-2 Kukësin në shtëpi (VIDEO)

Para
Skënderbeu i vetëm në krye të klasifikimit, mund 1-2 Kukësin në shtëpi (VIDEO)

Skënderbeu i vetëm në krye të klasifikimit, mund 1-2 Kukësin në shtëpi (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

Zjarret shkatërruese në ishullin turistik Hios, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.